3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mëkatet janë shkak i frikës dhe i ankthit në zemër

Më të lexuarat

Mëkatet janë shkak i frikës dhe i ankthit në zemër

Nga pasojat e mëkateve është edhe frika dhe ankthi që Allahu hedh në zemrën e mëkatarit. Në këtë mënyrë, kjo zemër është gjithmonë e frikësuar dhe në ankth. Mburoja më e madhe është adhurimi, dhe ai që futet nën këtë mburojë, do të jetë prej njerëzve të sigurtë nga dënimi i kësaj bote dhe i Botës tjetër, ndwrsa ai që del jashtë saj, do të jetë i rrethuar nga frika. Njeriut që i bindet Allahut, frika do t’i kthehet në siguri dhe e kundërta do ti ndodhë atij që nuk i bindet Zotit të gjithësisë. Besimtari që ka frikë Allahun, është i sigurt nga gjithçka prej Tij, kurse ai që nuk ka frikë Allahun, e frikëson atë gjithçka. Mëkatet hedhin vrazhdësi në zemër kurse adhurimi sjell detyrimisht afrimin me Allahun e Lartësuar. Sa më shumë që njeriu i afrohet Allahut të Lartësuar, aq më shumë shtohet qetësia në zemrën dhe jetën e tij. E kundërta ndodh me atë që i largohet Allahut, atij i shtohet vrazhdësia në zemër dhe vështirësia në jetën e tij. Shkaku i egërsisë është se njeriun e kanë mbuluar dhe kapluar gjynahet e sa më shumë të trashen ato, aq më shumë shtohet dhe egërsia. Mungesa e vëmendjes ndaj Allahut sjell padyshim egërsi. Egërsia më e madhe se kjo e para është ajo që vjen si rezultat i mëkateve.

(Shkëputur nga Libri “Sëmundja dhe Ilaçi” i autorit Ibn Kajim el Xheuzi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit