Mëkatet bëhen shkak për privimin nga lutja e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam) dhe engjëjve për të.
Mëkatet bëhën shkak për privimin nga lutja e të Dërguarit të Allahut (alejhi selam) dhe engjëjve, sepse Allahu e ka urdhëruar Profetin e Tij që të kërkojë falje për besimtarët dhe besimtaret. Allahu thotë: “Ndërsa ata engjët që mbartin Arshin dhe ata që janë rreth tij, e lartësojnë me lavdërim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten që t’i falë besimtarët, (duke thënë): “Zoti ynë! Me Mëshirën tënde ke përfshirë gjithçka, prandaj fali ata që u penduan dhe që ndoqën rrugën Tënde e ruaji nga dënimi I Xhehenemit. Zoti ynë futi në Xhenetet e Adnit që ua ke premtuar, ai dhe ata që ishin të mirë prej baballarëve, grave dhe pasardhësve të tyre. Vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti! Mbroji ata prej të këqijave, sepse atë që e mbron, e ke mëshiruar dhe ai është shpëtimi i madh.
(El-Gafir 7-9)
Kjo është lutja e engjëve për besimtarët që janë penduar, që e ndjekin Librin e Tij dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij (alejhi selam). Askush tjetër, veç këtyre njerëzve, nuk ka shpresa për përgjigjen ndaj lutjes, nëse nuk i ka plotësuar cilësitë e atij për të cilin bëhet lutja.
(“Sëmundja dhe ilaçi” Ibën Kajim El Xheuzije)