Do te shpetoj vetem ai qe…?!!
Të gjithë njerëzit në Ditën e Gjykimit do të jenë të falimentuar. Askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmija. Dobi të vetme do të ketë ai që ka pasur zemër të shëndoshë.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu.”
(Esh-shuara, 88,89)
Cila është ajo zemër e pastër?!
Ajo është zemra që është ruajtur prej sëmundjeve të dyshimit dhe të epsheve. Ajo është e ruajtur prej dyshimeve dhe idhujtarisë, prej hipokrizisë, prej mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit, prej xhelozisë dhe zilise, që e ruajnë prej çdo sëmundje. Ajo është e mbushur me besim në Allahun Një të Vetëm, është e mbushur me sinqeritet, me përkushtim, me mbështetje në Allahun, me frikë prej Tij.