0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama: Sorosin po e kafshojnë ata që e puthnin dikur

Më të lexuarat

Për herë të parë, kryeministri Rama ka folur mbi akuzat nga Sorosit. Në një intervistë për GSH.al, të gjithë ata që i janë vërsulur këto kohë filantropit të njohur hebreo-amerikan, Rama i ka quajtur si mosmirënjohës pasi sipas tij kanë përfituar fonde nga ai.

Shefi i ekzekutivit shqiptar gjithashtu nuk e ka mohuar rolin e Fondacionit Soros në Reformën e Drejtësisë.

“Në dijeni time Fondacioni Soros ka kontribuar me një mbështetje financiare për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi. Kjo padyshim ka qenë diçka pozitive sepse ka lehtësuar disa shpenzime jo të vogla për ekspertizë. Ndërsa sa për “dorën e Sorosit” ndjej neveri kur shoh se si e kafshojnë ata që deri dje e kane puthur jo një herë atë dore, Saliu in primis! Ajo dorë ka ndihmuar Shqipërinë e dalë nga diktatura qysh në hapat e para të lirisë; ka ndihmuar intelektualët, studentët, artistët, gazetarët, shkencëtaret, nëpunësit e rinj, qeveritë e këtij vendi njëra pas tjetrës. Pse?! Thjesht e vetëm në emer të idesë së Shoqërisë së Hapur, të cilën George Soros e ka qysh në rininë e tij qëllim të jetës dhe për të cilën ka derdhur një pjesë të mirë të pasurisë së tij në gropën e ish-Perandorise Komuniste. Vë bast se nuk ka një person të vetëm publik nga ata që e mallkojnë sot, që nuk ka përfituar mbështetje financiare nga Fondacioni Soros në 25 vjetët e veprimtarisë së fondacionit në Tiranë. Eshtë e neveritshme të shohesh se si një njeri që vetëm ka investuar paratë e tij në Shqipëri, për idenë që mbron prej një jetë, dhe që nuk ka kërkuar kurrë asnjë qindarkë mbrapsht nga ky vend, të kriminalizohet si të ishte një keqbërës i rëndomtë! Po s’ke ç’i bën, mosmirënjohja e qenies pa memorie nuk ka brirë!”, ka thënë Rama./Kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit