3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Raporti i FMN/ Shqipëria një nga tre vendet e vetme në Europë ku janë ulur rrogat

Më të lexuarat

Gjendja ekonomike e familjeve shqiptare të varuara nga puna është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit. Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se Shqipëria është një nga tre vendet e vetme në Europë ku pagat reale kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit.

Në raportin e fundit monitorues mbi ekonominë shqiptare, FMN deklaron se gjatë periudhës 2013-2015 rrogat reale në Shqipëri u ulën me 1.7 për qind duke lënë më pak lekë në xhepat e qytetarëve. Paga reale shpreh fuqinë e vërtetë blerëse duke u zhveshur nga inflacioni.

Sipas FMN, kjo e bën Shqipërinë një nga tre vendet e vetme të Europës ku të ardhurat nga puna kanë shënuar rënie. Dy vendet e tjera janë Serbia dhe Mali i Zi ku rrogat reale gjatë viteve 2013-2015 kanë rënë respektivisht me 2 për qind dhe 0.3 për qind.

Image

Në të gjitha vendet e tjera të Europës Qëndrore dhe Lindore pagat gjatë tre viteve të fundit janë rritur nga 3 për qind në Slloveni deri në 20 për qind në Bullgari.

Rënia e rrogave në Shqipëri është udhëhequr nga qeveria, e cila i ngriu pagat për punonjësit e administratës për tre vjet me radhë, ndërkohë që çmimet kanë vazhduar të rriten duke gërryer fuqinë blerëse të qytetarëve.

Por kjo politikë e qeverisë duket se është ndjekur edhe nga sektori privat, i cili i ka mbajtur të pandryshuara rrogat për punonjësit ose madje i ka ulur ato.

Sipas Bankës Botërore të ardhurat nga puna përbëjnë burimin kryesore të të ardhurave për familjet shqiptare. Ulja e rrogave do të thotë se  niveli i mirëqënies për pjesën më të madhe të familjeve është përkeqësuar./Syri

Image

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit