1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Urdhëroni dhe mbylleni Logos – A nëse keni kaçik” (VIDEO)

Më të lexuarat

Profesor Ismail Bardhi thotë se shtëpia botuese Logos A nuk është pjellë as e marksizmit/socializmit e as e kapitalizmit, por as edhe e demokracisë dhe, mbi të gjitha, ajo nuk i shërben “pionëve” që janë pjellë e zullumit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të shokëve dhe miqve për kontrollet e pafundme që I bëhen Logosit, Profesor Bardhi thotë se gabimi ynë më i madh është që ne e kemi harruar të kaluarën tone.

“Ata shfrytëzojnë fuqinë tonë për të na vrarë, për të na armiqësuar, për të na fyer…. Ja, edhe ky është një rast i tillë. Nuk ka më keq se të jetosh në një vend, në një hapësirë ku nuk funksionon drejtësia, ku nuk ka drejtësi, ndërsa shteti pa drejtësi është kobi më i zi, që nuk mund të shpjegohet. Këtë tmerr e kemi jetuar dhe jemi duke e përjetuar në një formë më të sofistikuar. Për këtë që i ndodhi Logosit kemi qenë të informuar edhe më parë nga disa shokë që na kanë thënë se ‘njerëzit tuaj’ kanë përgatitur shumë gjëra kundër jush, pra kundër Logosit”, ka thënë profesori Bardhi.

Profesor Bardhi sqaron se Shtëpia Botuese Logos A I ka pasur tri parime:

“E para, se kurrë nuk do të botojmë libra, materiale që do t’i fyejnë fetë qiellore;

E dyta, se kurrë nuk do të botojmë libra që prishin moralin; dhe

E treta, se kurrë nuk do të botojmë libra, materiale që bëjnë thirrje për dhunë dhe që shkaktojnë dhunë”, është shprehur profesor Bardhi.

Ai thotë se qëllimi i Logosit ka qenë ta mbrojë natyrshmërinë e natyrshme të njerëzimit dhe t’i përgjigjet kohës me një dashuri të veçantë ndaj shkronjave dhe sajfeve me rëndësi të kulturës.

“Shikojeni sistemin arsimor, kulturën, shkollat dhe universitetet se në çfarë pozite janë; shikoni se si prezantohet lashtësia jonë, si propozohet e tashmja dhe e ardhmja jonë!?! Nuk mund t’u përgjigjemi këtyre, sepse na çmendin. Politikën e kanë shndërruar njësoj si pleqtë e trazimit/pajtimit të gjaqeve; sa dhunë e madhe ekziston, aq sa njerëzit kanë frikë të flasin, ta thonë të vërtetën, ta duan ardhmërinë; të rinjtë tanë pandërprerë shpërngulen, mu si ata refugjatët e Lindjes”, ka deklaruar Bardhi.

Profesor Bardhi thotë se shtëpia botuese Logos i di të gjitha këto dhe i lufton, nuk i përkrah; kjo shtëpi e ka parasysh fotografinë e “strategjive” që janë krijuar dhe janë përpiluar nëpër kuluare të ndryshme, me të vetmin qëllim që ta robërojnë mendjen e njeriut tonë dhe të krijojnë armiqësi mes nesh.

Anila Limani /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit