Në Homs opozitarët në rajonin Vaer nën rrethimin e regjimit të Asadit kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e pandërprera ajrore pavarësisht vazhdimit të bisedimeve të Gjenevës
ANKARA (AA) – Përderisa vazhdojnë sulmet ajrore në rajonin Vaer të Homsit në Siri të cilin regjimi i Asadit e mban nën rrethim, forcat opozitare kanë tërhequr vëmendjen se regjimi ka për qëllim prishjen e raundit të katërt të bisedimeve të Gjenevës për Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Homs opozitarët në rajonin Vaer nën rrethimin e regjimit të Asadit kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e pandërprera ajrore pavarësisht vazhdimit të bisedimeve të Gjenevës.
Në deklaratë theksohet se regjimi dhe grupet e tij mbështetëse për të prishur bisedimet në Gjenevë vazhdojnë sulmet intensive kundrejt venbanimeve civile duke përfshirë edhe autokolonat e ndihmave humanitare.
Ndër të tjera në deklaratën thuhet se “regjimi dëshiron të shpëtojë nga përfundimi i negociatave me tranzicion politik” me ç’rast i bëhet thirrje garantuesve të armëpushimit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre.
Edhe Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë Staffan De Mistura, në një deklaratë të bërë me 23 shkurt kishte njoftuar se Rusia ka kërkuar nga regjimi i Asadit që të ndalte sulmet ajrore gjatë bisedimeve në Gjenevë.
Rusia në armëpushimin e shpallur më 30 dhjetor 2016 dhe të udhëhequr nga Turqia kishte marrë përsipër garantuesin e regjimit.
Raundi i katërt i bisedimeve të Gjenevës për Sirinë nisën më 23 shkurt me takimet e kryera ndarazi me palët nga Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë Staffan De Mistura, i cili kishte thënë se bisedimet do të zhvilloheshin në kuadrin e vendimit të KS-OKB-së me nr. 2254.
Vendimi në fjalë parashikon se para pëfundimit të negociatave mes delegacioneve të opozitës dhe regjimit të formohej qeveria e tranzicionit. Gjithashtu qeveria e re në një periudhë 12 mujore duhet të përgatitë kushtetutën e re dhe të dërgojë në zgjedhje të drejta vendin.