Trupat e Jahirit, Naxhies dhe djalit të tyre, Ebubekirit i mbuloi dheu.
Në fshatin Prelez të Jerlive në Ferizaj iu dha lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Idrizi që humbën jetën një ditë më parë në një aksident rrugor në Gërlicë, kur një vozitës i kamionit kaloi në shiritin e kundërt dhe goditi veturën e tyre, njofton Klan Kosova.
Në varrim, krahas miqve e familjarëve të të ndjerëve, erdhën edhe familjarë të shkaktarit të aksidentit, i cili aktualisht është në spital.
Me iniciativën e xhematit familja Idrizi i fali gjakun familjes Çupi nga Hani i Elezit.
40 vjeçari, Ebubekir Idrizi la pas vetes nusen me dy vajza.