Gati 10 sulme ndaj emigrantëve kanë ndodhur çdo ditë në Gjermani në vitin 2016, njofton Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Në total, 560 persona janë lënduar në dhunë, përfshirë 43 fëmijë.
Tri të katërtat e sulmeve i kanë pasur për cak emigrantët jashtë akomodimit të tyre, ndërsa gati 1.000 sulme kanë ndodhur ndaj qendrave të strehimit të emigrantëve.
Vendimi i kancelares Angela Merkel për t’i hapur dyert e Gjermanisë për njerëzit që po iknin nga konfliktet dhe përndjekja, e ka polarizuar vendin dhe e ka rritur krimin e urrejtjes.