Ahmed Sejf el-Jafii, është vrarë gjatë një përleshjeje në qytezën Muha, në afërsi të Taiz-it, vend ky që është si një pikë strategjike
TAIZ (AA) – Zëvendësshefi i Shtabit të Ushtrisë së Jemenit, Gjeneral Major, Ahmed Sejf el-Jafii, është vrarë gjatë një përleshjeje me grupin Husi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një informacioni të marrë nga burimet ushtarake, thuhet se Ahmed Sejf el-Jafii, është vrarë gjatë një përleshjeje në qytezën Muha, në afërsi të Taiz-it, vend ky që është si një pikë strategjike. Ai ndodhet në bregun e Detit të Kuq.
Në këtë rajon thuhet se përleshjet ende vazhdojnë dhe se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke ndihmuar nga ajri.
Nga ana tjetër Ushtria e Jemenit nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen.