2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Në rastin Limaj, ka gisht qeveria

Më të lexuarat

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se UÇK-ja nuk ka bërë asnjë krim për t’u gjykuar për krime lufte dhe çdo gjykim i ish-ushtarëve të UÇK-së, është i padrejtë.

Ai ka thënë se gjykimi i Fatmir Limajt është një përndjekje e drejtpërdrejt nga EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës.
“Nuk mund të ketë “UÇK Qeveri” derisa në qeveri nuk është projekti i UÇK-së, e që është Bashkimi Kombëtar”, kështu ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Duke folur për platformën e Serbisë për Kosovën, ka thënë se nga Serbia nuk pritet asgjë e mirë.
Sipas tij, qeveria e Kosovës nuk është dashur asnjëherë të bisedojë me Serbinë.
Selimi ka thënë në KTV se nuk është proces madhor dialogu me Serbinë. Kosova sipas tij ka shumë procese tjera madhore.
Deputeti i Vetëvendosjes, ka thënë se Serbia nuk është shtet normal dhe të gjithë ata që dëshirojnë të normalizojnë marrëdhëniet me këtë shtet jo normal, janë abnormal.
Serbia sipas deputetit Selimi, po krijon një Serbi brenda Kosovës dhe atë siç është shprehur ai, në sy të qeverisë së Kosovës.
Duke folur për koalicionin e mundshëm PDK-AAK, ai ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes, duke thënë se ky koalicion i mundshëm është i dëmshëm dhe pamundëson forcimin e opozitës./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit