Në Pakistan u pezullua programi i vaksinimit të popullsisë kundër poliomelitit pas një serie sulmesh të ndërmarra ndaj pjesëmarrësve të kësaj fushate, njoftoi Agjencia France-Presse.
Fushata e vaksinimit filloi më 17 dhjetor. Menjëherë pas kësaj në vend ndodhi një seri sulmesh, viktima të së cilave u bënë të paktën 9 persona – pjesëmarrës të misionit të vaksinimit. Përgjegjësinë për incidentin e ndodhur ende nuk e ka marrë askush mbi vete.
Autoritetet lokale nuk përjashtojnë mundësinë e asaj, që pas sulmeve në fjalë të qëndrojnë militantët e lëvizjes “Taleban”.
Liderët vendorë konsiderojnë se fushata e vaksinimit është një fushatë e rrejshme dhe qëllimkeqe, e cila ka si qëllime dëmtimin e shëndetit të fëmijëve muslimanë dhe të popullsisës muslimane si dhe ka për qëllim afrimin sa më afër të strukturave udhëheqëse të talibanëve sic ndodhi edhe me rastin e Bin Laden.