Lutja e dikujt tjetër ne vend te Allahut të madhëruar.
Lutja është adhurim. Kush ia drejton lutjen dikujt tjetër ne vend te Allahut, vetëm se ka bërë shirk (idhujtari) ndaj Tij.
Kush i lutet një profeti, apo evlijaje, apo njeriut të mirë, apo engjellit, ai vetëm se i ka bërë shirk të madh Allahut, duke dale nga feja me kete veprim.
Shejh Muhamed abdul Uehabi, duke treguar për rëndësinë e teuhidit uluhije (adhurimit me njesim te Allahut), thotë: “Për çështjen e teuhidit uluhije ndodhi polemika në kohën e lashtë dhe tani.
Ky është njësimi i Allahut me veprat e robërve, siç janë lutja, shpresa, frika, frikë-respekti , kërkimi i ndihmës në vështërsi, dashuria, pendimi, zotimi, kurbani, dëshira për shpërblim, frika nga mëkatet, nënshtrimi dhe madhërimi”
(Dureru Senije 2/35)