-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Trump: Mediat janë bërë pjesë e madhe e problemit

Më të lexuarat

Trump në Melbourn, mbajti miting për herë të parë që kur erdhi në pushtet më 20 janar, ku ai kritikoi mediat

Presidenti amerikan, Donald Trump në një miting në Florida deklaroi se mediat janë bërë pjesë e problemit dhe njëkohësisht pjesë e sistemit të korruptuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump në Melbourn, në shtetin federal amerikan Florida, mbajti miting për herë të parë që kur erdhi në pushtet më 20 janar. Në miting ai foli për atë që është bërë gjatë muajit të fundit dhe kritikoi mediat.

Presidenti i ri amerikan së bashku me bashkëshorten Melania iu drejtua disa mijëra njerëzve. Ai foli për aktivitetet në sferën e ekonomisë dhe kritikoi disa media, por pa përmendur emra.

Trump tha se gjithmonë ka ekzistuar beteja me mediat dhe se ndonjëherë e vërteta dallon nga ajo që thuhet në lajme. Ai theksoi se “nuk do të lejojë që gënjeshtrat e mediave të kalojnë pandëshkuar”.

Presidenti amerikan pohon se disa media transmetojnë lajme të rreme dhe se mediat kanë axhendën e vet e cila nuk mbështet axhendën e popullit amerikan.

Ai duke folur për vendimet ekonomike tha se bëhet fjalë për vendime të cilat do të sjellin mirëqenie të popullit, dhe për shembull mori procesin e tërheqjes nga Marrëveshja Transpaqësorit për Tregti të Lirë (TPP). Trump u përqendrua edhe në vendimin për ndalesën e hyrjes së shtetasve të shtatë vendeve me shumicë të popullatës muslimane, dhe pezullimin e saj. Me këtë rast, tha se së shpejti “do të ndërmerren hapa të ngjashme për të mbrojtur kufijtë amerikanë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit