Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB), ka dërguar 53 fletë-arreste ndërkombëtare të akuzuar për vepra të rënda penale vrasje, pedofilizëm, trafikim të qenieve njerëzore dhe narkotrafikësh.
Në këtë listë në mesin e të kërkuarve është edhe Aco Bocevski, apo i njohur edhe si Aco Ciganot nga Shkupi, i cili është në arrati 18 vite pasi kërkohet për vrasjen e një shqiptari.
Nofkën Ace Ciganot, i shumëkërkuari e fitoi pas një ndërhyrje të dhunshme në diskotekën `Hard Rok` në Shkup, ku vrau biznesmenin shqiptar Sead Ibrahimi nga Draçeva e Shkupit. Vrasje e cila u krye pasi Ibrahimi mësohet se e kishte pas ka rrahur në mënyrë brutale Bocevksin.
Një version tjetër jo-zyrtar është se pushteti i atëhershëm i Branko Cërvenkosvkit i ka pasur borxh në para Ibrahimit për paisjen që ai ka bërë MPB-së.
Bocevski ishte dënuar me 15 vite burg, të cilin e kryente që nga 30 qershori i vitit 1998, por në mënyrë misteroze është liruar dhe ka arritur të largohet jashtë Maqedonisë