Koreja e Jugut, që zgjedh ditën e mërkurë presidentin e ri pas mandatit të konservatorit, Lee Myung-Bak u bë brenda 40 vjetëve një nga fuqitë e mëdha botërore ekonomike.
SITUATA GJEOGRAFIKE: Republika e Koresë (99 900 kilometra katrorë) në jug të Gadishullit Korean.
POPULLSIA: 50 millionë banorë të regjistruar në qershor në vitin 2012 nga Agjensia Koreanojugore e Statistikave.
KRYEQYTETI: Seuli.
GJUHA: Gjuha koreane.
BESIMI FETAR: Kristianizmi (13,7 millionë), budizmi (rreth 10 millionë) janë besimet kryesore fetare në vend. Një nga sektet e shumta, Moon, numëron tre milionë besimtarë.
HISTORIA: Nën pushtimin japonez për 35 vjet (1910-’45), Gadishulli Korean u nda në vitin 1945 në dy pjesë: Veriu sovjetik dhe Jugu amerikan.
Më 15 gusht 1945 u shpall pavarësia.
Më 17 korrik 1948, shpallja e Republikës së Koresë e kryesuar nga Syngman Rhee, që i rezistoi pushtimit japonez.
Gjatë periudhës 1950-’53: Lufta e Koresë. Një armëpushim u nënshkrua më 27 korrik 1953, por që ende nuk është pasuar nga një traktat paqeje.
E qeverisur për një kohë të gjatë nga ushtarakë, Koreja e Jugut organizoi zgjedhjet e para presidenciale të lira më 1987 më pas zgjodhi presidentin e parë civil, Kim Young-Sam, në vitin 1992.
Kim Dae-Jung, ish-i burgosur politik, i cili pasoi Kim Young-Sam në vitin 1998, ngriti vendin ndër fuqitë e para aziatike dhe politika e tij me Korenë e Veriut i dha atij “Nobelin” e Paqes në vitin 2000. Marrëdhëniet me Phenianin mbeten ende të tendosura.
Në vitin 2012, presidenti Lee Myung-Bak nxiti tensionet me Tokion duke udhëtuar drejt ishujve të diskutueshëm.
REGJIMI POLITIK: Republikë, parlement njëdhomësh.
Presidenti zgjidhet me votim të përgjithshëm për një mandat unik prej pesë vjetësh.
Për një kohë të gjatë në opozitë, Partia e Madhe Kombëtare (GNP, konservatore) fiton presidencën me Lee Myung-bak, në dhjetor të vitit 2007. GNP del gjithashtu fituese në zgjedhjet legjislative të prillit 2008, përballë partisë Demokratike të Bashkuar (DUP, e qendrës së majtë).
Konservatorët pësojnë një humbje të dukshme në zgjedhjet lokale të vitit 2010 dhe humbasin Seulin në vitin 2011.
EKONOMIA: Brenda 40 vjetëve, Koreja e Jugut koloi nga një vend me status i varfër në një fuqi ekonomike.
Ajo zë vënd në plan të parë në ndërtimin e anijeve dhe automobilave, çeliku, prodhimin e përbërësve elektronikë dhe gjysmëpërçueseve.
Vendi ka patur një rimëkëmbje më të mirë pas krizës globale të vitit 2008. Rritja ekonomike regjistroi një ulje në fund të vitit 2011, si pasojë e përkeqësimit të ekonomisë botërore.
GDP: 1 116 miliardë dollarë në vitin 2011 e regjistruar nga Banka Botërore, BB
GDP/orë: 22 424 dollarë në vitin 2011 e regjistruar nga BB.
PAPUNËSIA: 3,0 për qind në tetor të vitit 2012, sipas shifrave zyrtare koreanojugore.
FORCAT E ARMATOSURA: 655 000 trupa, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike (IISS 2012).