Pakistani dhe Afganistani u tronditën sërish me shpërthime të fuqishme.
27 të vdekur është bilanci i shpërthimeve që kanë ndodhur në të dyja vendet.
Sulmi në Pakistan kishte në shënjestër një treg, kurse në Afganistan vajzat që kishin dalë për të mbledhur dru në pyll gjetën vdekjen si pasojë e shpërthimit të një mine.
Nuk është qartësuar ende enigma e sulmit; pra bomba është shpërthyer, apo është vendosur më parë në një vend të caktuar dhe është aktivizuar me telekomandë.
Autoritetet vendore njoftuan se pranë tregut, ku ndodhi shpërthimi, gjendet zyra e një zyrtari të lartë të qeverisë, por nuk dhanë informacione se ishte apo jo zyra në shënjestër të sulmit në fjalë.
Pardje grupe të armatosura kishin sulmuar aeroportin e Peshavarit në Pakistan.
Vazhdojnë hetimet për të zbuluar se fëmijët kanë vdekur si pasojë e shkeljes mbi minë.
Sipas lajmeve që përcjellin gazetat fëmijët kanë goditur me sëpatë një minë që u doli përpara.
Një autobombë është hedhur në erë në një rrugë të Kabulit, ku ndodhen edhe bazat e huaja ushtarake. Si pasojë e sulmit kanë gjetur vdekjen 2 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
Një pjesë e rëndësishme e kontingjenteve të NATO-s në Afganistan pritet të tërhiqen nga ky vend deri në fund të vitit 2014.