Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Arabinë Saudite

Më të lexuarat

Pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Bahrein, Erdoğan në kuadër të turit të tij në vendet e Gjirit, ka vizituar Arabinë Saudite

RIJAD (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është pritur nga Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz me ceremoni zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Bahrein, Erdoğan në kuadër të turit të tij në vendet e Gjirit, ka vizituar Arabinë Saudite. Ai është pritur në kryeqytetin e këtij vendi, Rijad përmes një ceremonie zyrtare nga Mbreti i vendit Selman.

Pas ceremonisë së pritjes në rezidencën Jemame, Presidenti Erdoğan ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga mbreti në nder të tij.

Presidenti Erdoğan më pas do të marrë pjesë në takimin mes delegacioneve të të dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit