12 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Nëse dera e SHBA-ve do të ishte e mbyllur për emigrantët, këto kompani as që do të ekzistonin!

Më të lexuarat

Arsyeja që shumë kompani amerikane dalin kundër politikës së Presidentit të SHBA-së, Donlad Trump për emigrantët, është se themeluesit e tyre janë vetë emigrantët.

Vendimi për ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane në SHBA nga Trump ka shkaktuar reagime të kompanive të mëdha dhe sidomos nga ato të teknologjisë.

Së fundmi rreth 100 kompani të mëdha, duke përfshirë edhe Google, Apple, eBay, Facebook dhe Microsoft, kanë hedhur firmën kundër vendimit të Trump në lidhje me vizat, duke u bërë palë në këtë proces gjyqësor. Ata mbrojnë qëndrimin se Trump ka shkelur kushtetutën e SHBA-së.

Krahas rëndësisë tregtare, kompanitë e mëdha janë pozicionuar kundër Trumpit edhe për një arsye tjetër, për faktin që për themelimin e tyre emigrantët kanë luajtur një rol kyç, raporton AA.

Nëse dera e SHBA-së do të ishte e mbyllur për emgirantët, ashtu sikurse mendojnë edhe nacionalistët e bardhë në këtë vend, mbase shumë kompani nga sektori i shërbimeve deri në atë prodhues, sot atje nuk do të ekzistonin.

Nëse do të ndalohej hyrja e emigrantit sirian, Abdulfettah Jandali, ashtu sikurse ndodh sot, mbase i biri, Steve Jobs, nuk do të mundte të ndërtonte një gjigant teknologjik sikurse është Apple.

Në këtë mënyrë sot kur të thoshim “Apple” mbase do të nënkuptonim vetëm “mollën”. CEO i kësaj kompanie, Tim Cook, këtë gjë e deklaroi hapur duke thënë: “Nëse nuk do të ekzistonte emigracioni nuk do të ishte as Apple”.

Në mënyrë të ngjashme me këtë mund të themi edhe për eBay-in. Nëse do të ishte ndaluar hyrja e familjes dhe vetë Pierre Morad Omidyar, atëherë mbase një ueb-faqe tregtare e tillë nuk do të ishte dhe eBay mbase nuk do të formohej kurrë.

Nëse familja e Sergey Brin i cili emigroi nga ish-Bashkimi Sovjetik, nuk do të lejohej të hynte në SHBA, mbase ai vetë i cili në atë kohë ishte vetëm 6 vjeç nuk do të mundte të ngrinte një kompani si Google.

Në këtë kontekst edhe Brin ishte një nga mijëra njerëz që mori pjesë në protestat kundër vendimit të Trumpit për vizat.

Nëse braziliani Eduardo Saverin, nuk do të mund të vinte për studime në SHBA dhe të njihej me Mark Zuckerberg-un, mbase nuk do të ishte bërë e mundur ngritja e një rrjeti social si Facebook.

CEO i Facebook-ut, Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij e cila është nga një familje emigrante, Priscilla Chan, ishin në mesin e atyre që dolën kundër vendimit të Trump.

Ndërkohë edhe kompani të tjera të mëdha të mbrojtjes si Boeing dhe General Dynamics, janë kompani të ngritura nga emigrantë. Boeing është themeluar nga William Boeing, familja e të cilit emigroi nga Australia. Ndërsa themeluesi i General Dynamics që ndërtoi nëndetësen e parë, është një emigrant nga Irlanda, John Holland.

Intel, IBM, Bank of America, AT&T, Youtube, Yahoo, Goldman Sachs, Tesla, SpaceX, Sikorsky dhe Oracle, janë gjithashtu disa nga kompanitë e mëdha të themeluara nga emigrantët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit