-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shenjat e përfundimit të mirë

Më të lexuarat

Varri1. Thënia e shehadetit gjat vdekjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili fjala e tij e fundit është “La ilahe il-lallah” do të hyjë në Xhennet.” (Transmeton Ebu Davudi, Shejh Albani thote se hadithi eshte ” sahih- i vertet”)

2. Vdekja me djersë në ballë. Burejde b Hasib thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vdekja e besimtarit është me djersë në ballë”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, ndersha Shejh Albani thote se hadithi eshte ” sahih”)

3. Vdekja në natën e xhumma apo ditën e saj. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes ditën e xhuma ose natën e xhuma, Allahu e mbron nga sprova e varrit”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Shejh Albani thote se hadithi duke mbledhure gjithe rruget e tij eshte ” hasen” apo “sahih”)

4. Rënia dëshmor në rrugën e Allahut. Allahu ka thënë: “Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut se janë të vdekur. Përkundrazi (ata) janë të gjallë tek Zoti i tyre duke u furnizuar. Ata gëzohen nga ato mirësi që ua ka dhuruar Allahu nga begatitë e tij të pafund. Gëzohen që bashkangjiten me ta vëllezërit e tyre të cilët akoma nuk kanë rënë dëshmorë, por vriten në rrugë të Allahut pas tyre (më vonë). Se për ata nuk do të ketë asnjë frikë e as nuk do të pikëllohen. Ata gëzohen në mirësitë dhe begatitë që ua dha Allahu, dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Ali Imran, 169-171) Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vritet në rrugë të Allahut ai është shehid.” (Transmeton Muslimi)

5. Vdekja nga murtaja. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Murtaja është shehidllëk i çdo muslimani.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

6. Vdekja nga sëmundje të barkut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Ai që vdes me sëmundje të barkut, vdes shehid.” (Transmeton Muslimi)

7. Vdekja me mbytje dhe me shembje. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Shehidët janë pesë …I mbyturi në ujë, dhe ai që vdes nën diçka që shembet…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

8. Vdekja e gruas (nënës) në lindje. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Gruaja që vdes për shkak të fëmijës…” (Transmeton imam Ahmedi)

9. Vdekja me djegje. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “…i djeguri është shehid..”(Shejh Albani ka thene: hadithi eshte” hasen-sahih”)

10. Vdekja duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë e tij. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid, kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë e tij është shehid, …” (Transmeton Tirmidhiu)

11. Vdekja duke ruajtur në rrugën Allahut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Të bërit roje në rrugë një ditë e një natë tek Allahut është më me vlerë se sa agjërimi i një muaji dhe falja në netët e tij; e nëse vdes i vazhdon puna që ka punuar, i vazhdon rrisku dhe garantohet nga sprovimi”. (Transmeton Muslimi)

12. Prej shenjave të mira është edhe vdekja duke bërë punë të mira. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush thotë “la ilahe ilal-llah” dhe perfundon me këtë fjalë hyn në Xhennet”. (Transmeton imam Ahmedi, ndersa shejh Albani thote se hadithi eshte ” sahih”)

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit