-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kinë, 39 të vdekur gjatë “Festës së Pranverës”

Më të lexuarat

Njoftohet se si pasojë zjarreve të shkaktuara nga fishekzjarrët gjatë kremtimeve të “Festës së Pranverës” në Kinë kanë humbur jetën 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Sigurisë Publike në Kinë njoftoi se gjatë festës zyrtare një javore, e njohur si Festa e Pranverës, mes datave 27 janar-2 shkurt në mbarë vendin ka patur zjarre në 13.796 pika të ndryshme, ku si pasojë kanë humbur jetën 39 persona.

Si pasojë e forcimit të kontrolleve të forcave të sigurisë në qendrat tregtare, tempuj, sheshe dhe panaire, humbjet e jetës janë zvogëluar për 26.4 për qind, ndërsa zjarret janë zvogëluar për 11.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas kalendarit tradicional të kafshëve qytetarët e këtij vendi lanë pas “Vitin e Majmunit” dhe fillojnë “Vitin e Gjelit”, ku besohet se fishekzjarrët i largojnë shpirtrat e dhe gjërat e këqija.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit