3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mësimet nga historia: japonezo-amerikanët solidarizohen me muslimanët kundër diskriminimit

Më të lexuarat

Japonezo-amerikanët e mbajnë mend shumë mirë diskriminimin që duruan gjatë luftës së dytë botërore dhe thonë se do të ngrihen në mbrojtje të muslimanëve amerikanë.

Duket se e shkuara dhe mospërsëritja e saj do të shërbejë si burim frymëzimi në SHBA për rritjen e bashkëpunimit midis amerikanëve japonezë dhe atyre muslimanë. Të dyja palët kanë për qëllim të qëndrojnë përkundër asaj që shumë e konsiderojnë politikë diskriminuese të Trump në politikbërje, duke pasur parasysh edhe urdhërin e fundit që u ndalon hyrjen në vend të shtetasve nga shtatë vende me shumicë muslimane. Historia nuk duhet të përsëritet, sipas japonezo-amerikanëve, por duhet të shërbejë për të ndriçuar të tashmen.

Komuniteti japonezo-amerikan po përkujton një seri përvjetorësh këtë vit: 14 janari ishte dita kur 75 vjet më parë, presidenti Franklin D Roosevelt, për të cilin Trump raportohet se ka shprehur admirim, nxorri një deklaratë për të detyruar japonezët – sikundër për gjermanët dhe italianët – të regjistrohen në departamentin e Drejtësisë. 19 shkurti shënon 75-vjetorin e ndalimit në Amerikë të komunitetit japonez gjatë luftës së dytë.

Historia pas këtyre datave është e ruajtur mirë me saktësi shkencore në Tokion e vogël. Në këtë muzeum kombëtar japonezo-amerikan në Los Anxhelos, ekziston një kazermë që nga kampi i malit-zemër në shtetin perëndimor Wyoming, ku u internuan pjesa më e madhe e 120 mijë personave me origjinë japoneze gjatë luftës. Drurët e palustruar bashkuar pa kujdes, duket se kanë ofruar shumë pak strehë nga moti dhe agjentët klimaterikë.

Barraka u ç’montua dhe u zhvendos përgjatë dy shteteve dhe 1751 kilometrave kështu që njerëzit të mund të mos e harronin atë që ka ndodhur.
Përballë muzeumit ndodhet tempulli budist, Koyasan. Atje, shumë japonezo-amerikanë lanë sendet e tyre përpara se të radhiteshin jashtë, me biletat që tregonin destinacionin, duke pritur të niseshin me anije drejt vendeve të përkohshme dhe më pas drejt kampeve të shpërndara në gjithë Amerikën. Kështu shpjegon stafi i muzeut. Njoftimet për evakuiimin e tyre u vendosën në rrugë e biznese, siç është Fugetsu-Do, një furrë ëmbëlsirash më shumë se 100-vjeçare.

Kujtesa nuk i tradhton njerëzit. Ata shpresojnë të parandalojnë incidente të tjera të tilla pasi përflitet që administrate Trump mund të nisë regjistrimin e “emigrantëve nga vendet muslimane”.

Për vite me radhë, pas 11 shtatorit, e me rritjen e krimeve të urrejtjes ndaj amerikanëve muslimanë, komunitetet kanë përkutjuar shumë data së bashku dhe janë organizuar në tubime për drejtësi sociale.

Më pas në dhjetor 2015, pas fushatës së Trump ku ai u zotua për të ashtuquajturin ndalim të muslimanëve, anëtarët e dy komuniteteve krijuan një koalicion të përbashkët.

Koalicioni vijon të organizojë një seri demostratash për drejtësi sociale.

Perspektiva e një regjistrimi të ri në Amerikë, ka rritur solidaritetin mes komuniteteve dhe ka risjellë në mendje një kohë të errët të historisë amerikane për një komunitet që po përjeton shumë nga frikërat e dikurshme në të tashmen./Tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit