-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vdes pacienti me Leukemi në Medine, pasi kishte vendosur të bënte Umren

Më të lexuarat

20 vjeçari Muhamed Ramdhan Alias nga Malajzia, i cili ishte në fazën e fundit të Leukemisë i ishte thënë se kishte vetëm edhe një muaj jetë. Dëshira e tij e fundit ishte të vizitojë dy vendet e shenjta Mekën dhe Medinën, ku fillimisht ndaloi në Medine dhe pastaj për të shkuar në Meke për të bërë Umren.

Papritur, ai ishte dërguar në sipatin Al – Ansar në Medine ku kishte ndërruar jetë. Ai është varrosur në varreza Baki në afërsi të xhamisë së Pejgamberit alejhi selam.

Motra e Muhamedit, Merjemi i ka thënë gazetës Malajzia The Star se familja ishte e mërzitur kur dëgjoi për vdekjen e tij por në të njëjtën kohë edhe e lumtur që ka vdekur në qytetin e bekuar të Medinës.

“Në të njëjtën kohë jemi të lumtur për dy arsye, e para se atij iu plotësua dëshira e tij dhe tjetra që ne besojmë vetëm njerëzit me fat vdesin në vende të shenjta dhe ai është me fat dhe i zgjedhur”.

Babi i tij do të shkoj në Meke për të përmbushur dëshirën e djalit të tij dhe do të udhëtoj në Medine për të vizituar varrin e djalit të tij në Medine./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit