0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Galloway kundër ndalesës së nikabit në Britani

Më të lexuarat

Ligjvënësi i njohur britanik Xhorxh Galloway ka sulmuar kufizimet e reja të vendosura nga autoritetet britanike ndaj grave myslimane që mbajnë nikabin, duke i përshkruar ato si shkelje të të drejtave të muslimanëve në vend.

“Rregullat e reja janë të rënda dhe konfuze për mua” u shpreh Galloway nga partia Britanike Respect për gazetën londineze Daily Mail.
Këto kufizime mund të diskriminojnë gratë myslimane. Jetojmë në një shoqëri me shumë besime dhe duhet të jemi të ndjeshëm për këtë, tha ai.
Autoritetet britanike kanë vendosur kufizime të reja për gratë që mbajnë nikabin sipas së cilave atyre do tu kërkohet të largojnë mbulesën e fytyrës së tyre nga policia ne vendet publike.
Ky vendim nga parlamenti anglez pason atë të Francës dhe Belgjikës ku është ndaluar dalja në publik me fytyre të mbuluar.
Numri zyrtar i muslimanëve në Britani është 2.5 milion banorë.
Mbajtja e mbulesës Islame për femrat është obligim që nga hyrja në moshën e adoleshencës,ndërsa sa i përket nikabit shumica e dijetarëve mysliman pajtohen që nuk është obligim, por është e pëlqyeshme.
Xhorxh Galloway është një prej aktivistëve më të njohur pro palestinez dhe një prej organizatorëve të karavanëeve me ndihma për në Gaza.  /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit