-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mo Farah i përgjigjet Trumpit

Më të lexuarat

Atleti britanez Mo Farah iu është përgjigjur vendimit të Dondal Trumpit për të suspenduar vizat për 7të vendet Muslimane. Ndalesat për banorët e Libisë, Sudanit, Jemenit, Somalisë, Irak dhe Iranit, por që ka ndalesë edhe për ata që janë të lindur në këto vende e kanë shtetësi të dyfishtë.

Mo Farah ishte i lindur në Somali dhe ka lëvizur në Britani kur ishte tetë vjet. Ai ka postuar këtë në faqen e tij në Facebook:

“Unë jam një qytetar Britanez që ka jetuar në Amerikë për gjashtë vitet e kaluara – duke punuar fuqishëm, duke kontribuar për shoqërinë, duke paguar taksat dhe duke u kujdesur për katër fëmijët që ata sot e quajnë shtëpi. Tash, mua dhe shumë të tjerëve na thuhet që nuk jemi të mirëseardhur. Do të kem shumë telashe kur tu them fëmijëve të mi se Babi juaj nuk mund të vij në shtëpi – që pastaj tu shpjegojë se arsyeja pse unë nuk vij është se Presidenti ka bërë një rregull që vjen nga një vend me plotë injorancë dhe paragjykime.”

Shumë protesta po mbahen në Amerikë, duke kundërshtuar këtë vendim të Trumpit, për ndalimin e udhëtimit nga këto vende muslimane drejt SHBA-ve./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit