4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Siri, tanku i bërë vetë nga kryengritësit (video)

Më të lexuarat

Prej rreth një viti e gjysëm kryengritësit sirianë po përballen me ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad në një luftë aspak të drejtë sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë e përdorur nga të dyja palët. Kryengritësit luftojnë kryesisht me armë të lehta, ndërsa ushtria besnike e al-Assad ka artilerinë e rëndë, helikopterët, avionët dhe tanket. Inxhinierët kryengritës ndërtuan “tankun e bërë vetë”, një makinë vrasëse me katër rrota mbi të cilën është montuar një mitroloz 7.62 mm që kontrollohet nga brenda me një panel të ngjashëm me atë të videolojërave. “Kishim një makinë, lamë motorrin dhe pjesët e tjera inxhinierike të funksionimit të saj, hoqëm pjesët e tjera dhe vendosëm armaturat e përforcuara”, thotë Abud, duke shtuar më pas se mjeti do të përdoret në betejën e stërzgjatur për kontrollin e Alepos, qyteti më i madh në veri të Sirisë dhe i konsideruar si pikë strategjike që mund të vendosë fatet e konfliktit. Makineria vdekjeprurëse që pritet të përdoret nga brigada kryengritëse e Al-Ansar është emërtuar me emrin Sham II, emri antik i asaj që quhet Siria e Madhe që përfshinte Sirinë, Libanin, Palestinën dhe Jordaninë.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit