0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mamaja amerikane fiton gjyqin: Nutella nuk është e shëndetshme

Më të lexuarat

Që kremi italian për bukë më i famshëm në botë nuk është një ushqim mik i linjës, e dinë të gjithë. Por këtë herë Nutella është përballur me inatin e një mamaje kaliforniane që shkoi deri në gjykatë për të kundërshtuar sloganin e reklamave që flisnin për një ushqim “të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm”, duke krijuar një class action që paralajmërohej shumë i rrezikshëm. Kështu, Ferrero Usa është detyruar të ndryshojë reklamat dhe të paguajë një dëmshpërblim.

Gjithçka lindi nga denoncimi i prezantuar shkurtin e kaluar nga Athena Hohenberg, mama e një fëmijë në San Diego, që akuzoi Ferrero-n se promovonte Nutella-n si “një shembull i mëngjesit të ekuilibruar, të shijshëm dhe të shëndetshëm”. Përkundrazi, pohoi gruaja, “Nutella nuk është as e shëndetshme, as ushqyese dhe është e ngjashme me ëmbëlsira të tjera dhe përmban nivele të rrezikshme yndyrash”. Sipas gruas, reklamat e Nutella-s të publikuara në SHBA nuk shfaqnin të gjithë elementet ushqyese të kremit për bukë, në veçanti yndyrnat.

Ferrero ka sqaruar se gjithçka i referohet vetëm Shteteve të Bashkuara dhe ligjeve të saj. “Nuk ka asnjë nevojë për të korrigjuar nga ana e firmës sjelljet e saj tregtare dhe reklamuese në vendet e tjera”. Ferrero ka sqaruar se marrëveshja e arritur mes palëve ka ardhur pasi kostot e saj janë më të ulta se ato të një proçesi të gjatë në SHBA.

Ferrero ka bërë të ditur se shuma e saktë e dëmshpërblimit do të lëvizë në bazë të numrit të personave që kanë marrë pjesë në class action. “Përdorimi i Nutella-s në mëngjes me bukë, qumësht dhe fruta në sasinë e sugjeruar – përfundon ndërmarrja – mbetet një përdorim i rekomanduar nga studime të shumta shkencore me rëndësi të madhe ndërkombëtare në kuadër të një diete të ekuilibruar që, siç thotë reklama, e bën jetën më të shijshme”./shqiptarja/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit