6.2 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Një komandant amerikan pranon Islamin

Më të lexuarat

Komandanti amerikan: “Një ushtar saudit u bë shkak që unë ta pranoja Islamin!”

Një komandant i ushtrisë amerikane me emrin Bross Van Damme, i cili pas kthimit në Islam zgjodhi për vete emrin Ibrahim, tregon:

“Kurrë nuk do ta harroj një ushtar saudit, i cili ma tërhoqi vëmendjen me moralin e tij të lartë.

Njëherë, erdhi për vizitë një grua amerikane, e cila ishte komandante e një delegacioni të ushtrisë amerikane. Të gjithë ushtarët e përshëndetën për dore përveç njërit prej tyre.

Kur e pyetëm se pse e bëri një gjë të tillë, ai u përgjigj: “Në fenë time është e ndaluar që një burrë ta përshëndesë gruan e huaj për dore”. Kjo gjë e befasoi gjeneralën. Kurse mua më shtyri të mendoj gjatë, derisa erdha në përfundim se të gjitha krimet amorale fillojnë nga prekja!!

Pas kësaj fillova të interesohem për fenë islame, kështu që shkova në Zyrën për Thirrje Islame për të huaj në qendër të qytetit të Xhiddes. Ata më njoftuan me realitetin e kësaj feje dhe pa u hamendur përqafova fenë Islame.

Asnjëherë nuk mund ta harroj çastin e parë të hyrjes sime në Qabe, u përpoqa ta përmbaj veten nga lotët, porse një gjë e tillë ishte e pamundur, mu duk sikur lotët që mi përshkonin faqet më pastronin nga mëkatet.”

Shikoni se si e pranoi ky njeri Islamin, nga një gjë që neve mund të na duket shumë e thjeshtë dhe e parëndësishme!

Lusim Allahun ta forcojë vëllanë tonë Ibrahimin në Fenë e Tij!

Burimi: Gazeta “Ukadh” nr. 3259, Arabi Saudite

Përktheu: Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit