8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Islami dhe biologjia​

Më të lexuarat

Islami dhe biologjia

Allahu e krijoi njeriun nga një pikë dhe ajo pikë u përpunua dhe u fabrikua,e njeriu u krijua e shpirti ju dha me lejen e Allahut. Tema islami dhe biologjia ne librin tonë të rradhës “ Islami përtej shkencës”, don të tregon sesi njeriu është i lidhur me mjedisin sesi njeriu përbëhet nga qelizat dhe kromozomet sesi njeriu ka shum aparatura në trup dhe sesi metabolizmi i tij përmirsohet dhe sesi rrezikohet kur nuk kujdesemi për të.

Pse islami dhe bilogjia, sepse shum ajete kuranore dhe hadithe flasin rreth elementeve që biologjia i trajton si shkencë. Islami u tregon biologëve se po ti kthehen Kuranit shkenca e tyre do prefeksionohet dhe ata do bëjnë më shumë zbulime duke u frymëzuar nga fjala e Krijuesit i cili Krijoi, njerzit, shtazët, bimët, insektet, dhe çdo gjë që shohim dhe nuk e shohim.

Biologjia është shkenca natyrore e cila merret me studimin e jetës dhe organizmave të gjallë duke përfshirë strukturën e tyre, funksionin, rritjen, evolucionin, shpërndarjen, mjedisin, dhe taksonominë. Biologjia moderne është një fushë e gjerë dhe elastike, e përbërë nga shumë degë dhe disiplina. Megjithatë, pavarësisht fushës së gjerë të biologjisë, janë konceptet e caktuara të përgjithshme dhe unifikuese brenda saj që e udhëheqin atë në të gjitha studimet dhe hulumtimet, konsoliduar atë në një fushë të vetme, koherente.

Në përgjithësi, biologjia e njeh qelizën si njësi bazë e jetës, gjeneve, si njësi bazë e trashëgimisë, dhe evolucionit si motor që e shtyn sintezën dhe formimin e llojeve të reja. Është e kuptueshme edhe sot se të gjitha organizmat mbijetojnë duke konsumuar dhe transformimin e energjisë dhe duke rregulluar mjedisin e tyre të brendshme për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme dhe vitale.

Biologjia tregon sot për ndarjen e shpendëve në grupe, Kurani e tregon shum bukur në këtë ajet: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen” (Enam 38)

Surja “Enam”titullohet kështu sepse ajo flet për kafshët dhe llojet e tyre,poashtu surja “Nahl”fletë për bletën dhe dobitë e sajë. Allahu tregon dhe për veçoritë e insekteve të cilat sot biologjia shum i detajon e zbërthen: “Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara” (Karia 4).P.sh ta vështrojmë mrekullinë sesi Allahu ka krijuar Karkalecin: Veshët e karkalecit të blertë i shkurreve të Amerikës, si dhe të tillë që un kam pasur një në dorë në vendlindjen time në Tropojë, pra veshët ndodhen te dy këmbët e parme. Ashtu si ndodh me veshët e njeriut, edhe veshët e karkalecit e kapin tingullin, e përpunojnë dhe përcaktojnë frekuencën. Por shkenctarët kanë zbuluar një organ të veçantë brenda veshit të këtij insekti-një zgavër të mbushur me lëng të ngjeshur, e cila ngjan me një tullumbace të zgjatur. Ky organ, i cili quhet edhe flluska akustike, vepron si kërmilli i veshit të gjitarit, por është shumë më i vogël. Falë flluskës akustike, karkaleci i blertë ka dëgjim të mprehtë. Profesor Daniel Roberti i Universitetit të Bristolit, në Shkollën e Shkencave Biologjike të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se ky zbulim do ti ndihmojë inxhinjerët “të krijojnë pajisje më të vogla e më cilësore për kapjen e tingujve në imitim të gjallesave.Gjithashtu,studiuesit mendojnë se kjo do të ndihmojë teknologjinë inxhinierike të ultratingujve në të ardhmen, përfshirë si stemet e imazherisë në spitale.

Allahu përmend në Kuran karkalecat: “Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur” (Kamer 7).

Në Kuran tregohet se kafshët janë në shërbim të njerëzve dhe janë të dobishme për njerëzit;
“A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët. Dhe ua bëmë ato që t’u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?” (Jasin 71-73).

Shkencën e biologjisë dhe biologët Allahu fuqiplotë i ka sfiduar shum kohë mëparë para 1400-viteve duke treguar se shtëpia më e dobët është ajo e merimangës,normale në shikim të parë ashtu duket por dobësia më e madhe fshehet pas një misteri tjetër. “Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës” (Ankebut 41) . Misteri është ky dhe dobësia më e madhe se rrjeta është kjo:merimanga pasi bën rrjetën shtëpinë ajo han fëmijët e sajë gjënë më të shtrejtë dhe poashtu pabesia më e madhe ajo han dhe bashkshortin e sajë dhe sërisht bën rrjetë me egoizëm të pa parë.

Shkenca islame sfidon biologët të cilët smunden ta krijojnë një mizë origjinale : “O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi” (Haxh 73). Biologjia flet për gjenetikën, evolucionin, hemostazën, energjinë, strukturën, sistematikën.

Pastaj ajo ndahet në shumë shkenca apo degë, si aerobiologjia, agrikultura, biokimia, ku vetë kam ndjekur një kurs të biokimisë ku studjojnim me endje organiken dhe inorganiken, ekologjia, biomekanika, biofizika, bioinformatika, neurobiologjia, virologjia, sociobiologjia, histologjia, mykologjia, botanika, zologjia, anatomia e kafshëve e shum tjera.

Studiues të nderuar të makro dhe mikro-organizmave, dhe ju studies dhe kureshtarë të biologjisë dhe degëve të sajë dijeni se Allahu krijoi çdo gjë me mjeshtri, andaj kush i kthehet leximit të kuranit dhe shkencave të biologjisë do bëjë zbulime madhështore me anë të, të cilave bota do dukej më bukur. Shpresoj të shtohen muslimanët studiues të biologjisë dhe zbulues e shkenctarë në këto fusha mjaft interesante. Amin

Përgatiti: Imam. Mr. Arbër Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit