Burimet informative turke flasin për zbulimin e një plani të grupit terrorist PKK për të nxitur protesta në të gjitha zonat e banuara me kurdë anembanë Turqisë.
Plani i emëruar ‘Pranvera kurde’ është zbuluar nga shërbimet sekrete të shtetit. Bëhet e ditur se qëllimi i këtij plani ishte destabilizimi i rajoneve kufitare me Sirinë. Sipas mediave turke, plani i PKK synonte që në kohën kur po mbahej greva e urisë e anëtarevë kurdë nëpër burgje, të organizonte protestave masive në zonat kufitare me Sirinë dhe kështu më pas forcat e armatosura të PKK të hapnin zjarrë kundër ushtarëve dhe policëve turq. Por si duket ky plan nuk është mirëpritur nga popullata kurde e këtyre rajoneve dhe në këtë mënyrë është zbuluar nga autoritetet turke të sigurisë.