Avionët luftarakë të Sirisë bombarduan qytetin Tel’Abjad në kufi me qytezën turke të Akçakalesë.
Bombat ranë edhe në zona të banuara duke shkaktuar kështu shumë të plagosur.
Sirianët e plagosur në këto bombardime u sollën për mjekim në Spitalin Shtetëror të Akçakalesë.
Shpërthimet shkaktuan shqetësim e ankth në të dyja anët e kufirit.
Civilët sirianë u dyndën drejt kufirit për tu strehuar në Turqi./trt/kohaislame