9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Aksident hekurudhor në Indi, 36 të vdekur

Më të lexuarat

Në një aksident hekurudhor në indi kanë humbur jetën 36 persona pasi një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në rajonin Andhra Pradesh, në juglindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i hekurudhave në Salihi-n jugor, J.P. Mishra, është shprehur se treni ka dalë nga shinat dhe deri tani kanë humbur jetën 36 persona, nga të cilët 19 prej tyre janë identifikuar.

Mishra gjithashtu ka vënë në dukje se numri i personave të vdekur mund të rritet dhe ka konfirmuar se në aksidentin hekurudhor janë plagosur afërsisht 100 të tjerë. Ndërsa bëhet e ditur se po hetohet në lidhje me shkakun e daljes së vagonëve nga shinat.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi në një postim në median sociale ka shprehur ngushëllimet për familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre. Ndërsa ministri i Hekurudhave Kombëtare, Suresh Prabhu ka njoftuar se do të ofrohen ndihma ndaj familjeve të personave të plagosur dhe të atyre që kanë humbur jetën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit