Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është parë duke dëgjuar disa ajete nga Kurani, të cilat ishin të përzgjedhur shumë bukur nga imami i pranishëm.
Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara shihet duke dëgjuar me vëmendje lutjet Kuranore, të cilat janë një mesazh i fortë për presidentin amerikan.
Këto ajete të Kuranit i dëgjoi Trumpi nga imami i cili i lexonte arabisht dhe i përkthente në anglsiht:
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” (Surja Huxhurat: 13)
“Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz”. (Surja Rrum, Ajeti 22)
https://www.youtube.com/watch?v=8v6PV1qnKk8