3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Mburoja e Eufratit”, shkatërrohen 224 baza të DEASH, neutralizohen 23 terroristë

Më të lexuarat

Sulme ajrore janë kryer mbi 19 pozicione të DEASH në rajonin Suflaniyaha, Al Bab, Bzagaha dhe Kabbasin

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), në ditën e 150-të të operacionit “Mburoja e Eufratit”, e cila udhëhiqet kundër organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë, kanë shkatërruar 224 baza të organizatës dhe janë neutralizuar 23 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga TSK thonë se ofensiva e filluar më 24 gusht, e cila ka për synim eliminimin e kërcënimit të organizatave terroriste, me theks të veçant kundër DEASH-it, në veri të Sirisë ende vazhdon.

Ndër të tjera janë shkatërruar strehimore, objekte të kontrollit, armë dhe automjeteve ushtarake.

Sulme ajrore janë kryer mbi 19 pozicione të DEASH në rajonin Suflaniyaha, Al Bab, Bzagaha dhe Kabbasin. Si rezultat i sulmeve ajrore janë shkatërruar 13 ndërtesa dhe një automjet që janë përdorur si strehimore nga organizata terroriste.

Që nga fillimi i ofensivës deri më sot janë shkatërruar 3.014 mjete shpërthyese artizanale dhe 43 mina.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht të vitit 2015 në veri të Sirisë për të neutralizuar kërcënimet terroriste me theks të veçant kundër DEASH-it dhe për të forcuar sigurinë në zonën kufitare siriano-turke.

Operacionet realizohen nga forcat opozitare siriane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje, ata mbështeten nga forcat turke, si dhe të koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit