9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Prapë grushtime në PDK

Më të lexuarat

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, në një seksion të Drenasit, janë përfshirë sërish në grushtime derisa ishin mbledhur për të zgjedhur kryesinë e tyre.

Ndonëse votimet për përzgjedhjen e pesë delegatëve për kuvendin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas janë kryer në seksionin “Drenasi 3”, të enjten e javës së kaluar anëtarët e partisë ishin mbledhur për ta përzgjedhur kryesinë e këtij seksioni.

Gazeta JNK ka mësuar të hënën se gjatë takimit situata kishte eskaluar dhe kishte nxitur “grushtim” mes anëtarëve.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se policia ka marrë informata se rreth orës 8 në mbrëmje, të enjten, ka pasur një konflikt në një shkollë të fshatit Çikatovë e Re që ka rezultuar me dy persona të lënduar, njëri i moshës 33 dhe tjetri i moshës 26 vjeçare.

Lidhur me motivin e ngjarjes zëdhënësja, Ahmeti nuk ka dhënë detaje por vetëm ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar.
Por, kryetari i degës dhe i komunës, Nexhat Demaku, thotë se nuk është edhe shumë i informuar lidhur me rastin.
“Zgjedhjet për delegatët e kuvendit janë kryer qe më shumë se një javë. Ka mundur të ketë vetëm ngatërresa lidhur me përzgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së seksionit”, tha Demaku, transmeton Gazeta Jeta në Kosovë.
Ai shtoi se nëse dikush ka probleme mes të tjerët, nuk duhet ta reflektojnë këtë në strukturën partiake. “Kjo po bëhet tendencë për prishje të imazhit të strukturave të partisë”, tha Demaku.
Kryetari i Drenasit tha se kuvendi i degës do të mbahet më 15 dhjetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit