7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Denoncuesi i aferës së CEZ-it, me gjuhë kleriku: frika, aleati më i madh i shejtanit

Më të lexuarat

“Aleati më i madh i shejtanit është frika që ai mbjell. Kush e mposht frikën ndaj tij e ka fituar davanë” – ngjan kjo si thënie e ndonjë kleriku fetar, gjegjësisht musliman, pasi ka vlerën e një aksiome në narrativën e besimit që serviret si recetë shpirtërore, por jo.

Ajo vjen nga dikush që të paktën në dukje nuk ka lidhje as me kishë e as me xhami, por me…CEZ-in, aferën e shitjes së OSHE-së tek çekët, duke u kthyer në një figurë gati qëndrore të zhvillimeve më të fundit politike.

Bëhet fjalë për Romeo Kara, juristin e OSHE-së, i cili ka përgatitur dosjen me të gjitha shkeljet e privatizimit të kësaj kompanie në kohën e qeverisjes së Berishës. Së fundi, nga një deputete demokrate në komisionin hetimor parlamentar për privatizimin e CEZ-it, Kara është cilësuar si njeri me probleme personaliteti, e që sipas saj, për këtë arsye ka tentuar të vrasë dhe veten, duke shtuar më tej se kjo mund të ndodhë.

Juristi Kara e ka marrë këtë deklaratë si një kërcënim, pasi siç thotë ai, po zbulon vjedhjen më të madhe që i është bërë këtij populli nga Sali Berisha. Dhe, fraza e mësipërme që bie era fetarizëm i kulluar, është pjesë e një interviste të tij të fundit për Tema-n, në pjesën ku ai shprehet se nuk i frikësohet vdekjes, me bindjen se dikush po tenton t’i marrë jetën pas asaj çfarë po bën, duke zbuluar para shqiptarëve këtë aferë gjigande vjedhjeje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit