3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arabia Saudite e bëri të qartë luftën e hapur përballë Iranit

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm saudit deklaroi se repulika Islamike e Iranit është vendi i cili e ka sjellë Sirinë në këtë gjendje.
Saud Al Fajsal u shprehë se qeveria e Teheranit nuk është zgjidhja e konfliktit në Siri por vet prolemi i këtij konflikti. Z. Al Fajsal i cili ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë për të inauguruar Qendrën ndërkombëtare për dialog ndërfetar “Melik Abdullah’, në një intervistë me një gazetë austriake tha se shkaku kryesor pse ne jemi zhytur në konfliktin e Sirisë është rivaliteti që kemi me Iranin. Shefi i diplomacisë suadite në vazhdim të dekleratave të tij u shprehë: Autoritetet iraniane po përpiqen që në Kuvajt dhe Liban gjithashtu të krijojë vatra krize dhe duke e armatosur Hizbullahun e Libanit, në këto vende po krijojnë përçarje. ‘Ata edhe në Arabinë Saudite janë duke kërkuar elementë destabilizuesë’, tha Al Fajsal. Ministri i jashtëm saudit në Austri gjithashtu u shprehë se Irani, çështjen e Palestinës e shfrytëzon për të ndërhyrë në vendet tjera islame.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit