-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shqipëria 10 herë më të lartë abortin se sa tërë Evropa

Më të lexuarat

Numri i lartë i aborteve shkon përkrah me pёrdorimin tepёr tё ulёt tё metodave bashkёkohore tё planifikimit familjar.
Ashtu si nё shumё vende tё Evropёs Lindore dhe Shqipёria ka nivel shumё tё lartё tё abortit. Nё Shqipëri pёrqindja e abortit është 230 aborte pёr 1.000 lindje tё gjalla, ndërkohë që pёrqindja mesatare e Evropёs është 28 pёr 1.000 lindje tё gjalla. Ky numër i lartë i aborteve shkon përkrah me pёrdorimin tepёr tё ulёt tё metodave bashkёkohore tё planifikimit familjar, si tabletat kontraceptive orale (pilulat), dispozitivët kontraceptivë intrauterinë (spiralet DIU) dhe prezervativёt.

Nё Shqipёri kujdesi mbi shёndetin riprodhues dhe informacioni mbi kontracepsionin ofrohet si nё sektorin publik dhe në atё privat. Informacioni mbi kontracepsionin gjendet nё shumicёn e klinikave dhe ky shёrbim ofrohet nga mjeku obstetёr-gjinekolog, nga mjekët pediatër dhe infermieret. Ndёrsa abortet kryhen nga mjeku obstetёr-gjinekolog. Pagesat pёr kёto shёrbime variojnё nga lloji institucionit. Nё klinikat e sektorit publik tabletat kontraceptive orale (pilulat), dispozitivët kontraceptivë intrauterinë me bakёr dhe prezervativёt ofrohen falas. Kurse për procedurat pёr abort vullnetar ka njё tarifё prej 6.000 lekё.
Studimet tregojnë se megjithë ofertat falas vetёm 11% e grave tё martuara nё Shqipёri pёrdorin njё nga metodat kontraceptive bashkёkohore pёr planifikimin familjar. Sipas hulumtimeve të OJQ-së The RESPOND Project dhe Institutit të Studimeve tё Opinionit Publik (ISOP), të financuara nga USAID, arsyet kryesore mbi nivelin e ulёt tё pёrdorimit tё metodave kontraceptive bashkёkohore tek gratё, qё kryejnё abort nё Shqipёri, janë dy. Nga njëra anë është sidomos frika e madhe nga efektet anёsore të tabletave kontraceptive orale, të cilat përbëhen nga hormonet. Nga ana tjetër janё disa faktorё financiarë, të lidhur me pagesa informale bazuar nё numrin e vizitave, apo procedurave mjekësore, që luajnё rol mbi kёtё pёrdorim. Rol luajnë gjithashtu edhe disa faktorë, që lidhen me mentalitetin dhe preferencat, që sundojnë tek meshkujt shqiptarë në lidhje me metodat kontraceptive.

Njohuritё dhe qёndrimet mbi kontracepsionin
Një ndër keqkuptimet mё tё zakonshme tek gratё shqiptare është ai se hormonet shkaktojnё kancer apo sterilitet. Ky keqinformim e ka shpesh bazёn edhe tek informacionet, që japin disa ofrues shёrbimesh shёndetёsore. Nga ana tjetër shpesh mjekët u rekomandojnë përdorueseve tё metodave bashkёkohore tё planifikimit familjar, që të vijnë shumë më shpesh për kontrolle mjekësore, vizita, apo analiza pasuese, nga sa rekomandohet një gjë e tillë prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Madje mё shumё se 70% e mjekëve obstetёr-gjinekologë u kishin rekomanduar ekografi grave, qё nisnin pёrdorimin e pilulave, apo të spiraleve DIU, ndërkohë që Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) nuk i rekomandon kёto praktika. Duke qenë se këto kontrolle mjekësore janë të lidhura me kosto, shpesh në formën e pagesave informale, për gratë rezulton më “ekonomike” të bëjnë një abort, se sa të përdorin metoda të tilla.

Sipas anketimeve të studimit tre tё katёrtat (75%) e grave, qё kryen gjatë vitit 2012 aborte, kishin folur me partnerin e tyre rreth planifikimit familjar. Gjysma e tyre (46%) besonin se partnerёt e tyre preferojnë metodën e “tёrheqjes” gjatë aktit seksual nё krahasim me metodat e tjera kontraceptive. Ndërkohë që 13 pёr qind pranuan se partneri ishte kundёr pёrdorimit tё metodave bashkёkohore kontraceptive.
Ndër faktorët e tjerë është edhe mungesa e njohurive dhe informacionit për metodat kontraceptive bashkёkohore pёr planifikimin familjar. Kjo mungesë lidhet edhe me mosdhënien, apo dhënien e pamjaftueshme, apo të gabuar të informacioneve të tilla nga ana e institucioneve publike dhe private. Kështu sipas studimit vetёm gjysma (52%) e mjekëve obstetёr-gjinekologë tё intervistuar renditёn metodat e planifikimit familjar nё mёnyrё korrekte sipas efektivitetit mbi parandalimin e shtatzanisё. Në këtë mënyrë edhe kёshillimi, qё ofrojnë mjekët, është tepёr i ulёt: vetëm rreth 44% e grave të anketuara u shprehёn se mjeku kishte diskutuar me to mbi planifikimin familjar, pёrpara apo pas kryerjes sё abortit. Madje edhe nё rastet, kur ky kёshillim qe kryer, ai nuk ishte i plotё.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit