Në takimin në Qendrën Islame me muftiun Aziz Hasanoviç, ministri Roth shprehu dëshirën për të njohur modelin kroat të bashkëjetesës së pakicës muslimane në shtetin me shumicë katolike
ZAGREB (AA) – Muftiu i Zagrebit Aziz Hasanoviç ka pritur në Qendrën Islame ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth. Tema kryesore e takimit ishte shkëmbimi i përvojës kroate për integrim më të mirë të Islamit në Gjermani dhe Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin në Qendrën Islame me myftiun Aziz Hasanoviç, ministri Roth shprehu dëshirën për të njohur modelin kroat të bashkëjetesës së pakicës muslimane në shtetin me shumicë katolike.
Roth ka thënë se Gjermania mund të mësojnë shumë nga tërë Evropa Juglindore dhe theksoi se Islami i vërtetë si fe paqësore nuk ka të bëjë asgjë me terrorizmin.
Ai theksoi se Evropa është një mjedis shumë llojësh ku Islami është pjesë e natyrshme dhe se Kroacia ka një bashkëjetesë cilësiore të këtyre dy feve.
Muftiu, ndër të tjera e informoi ministrin gjerman se Bashkësia Islame (BI) në Kroaci është pjesë integrale e ekipit kombëtar për integrimin e refugjatëve në shoqëri si dhe për angazhimet tjera të BI në lidhje me krizën e refugjatëve.