Sipas të dhënave të fundit nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut, qeveria e Bashar al Assad ka hedhur 12 mijë e 958 bomba të fuqishme në Siri gjatë vitit 2016.
Nga viktimat 166 kanë qenë fëmijë,
Sipas UNHCR janë 6.6 milionë njerëz që janë zhvendosur, ku shumica nga ta janë gra dhe fëmijë, transmeton Klan Kosova.
Shtatë vjeçarja, Bana Alabed është fëmija që ka marrë vëmendje ndërkombëtare nga viti i kaluar, përmes rrjetit social Twitter, për kushtet e rënda të jetesës në Aleppo.
Bana është nga Aleppo lindore, zonë e cila ka qenë nën bombardime të vazhdueshme nga forcat qeveritare.
Në fillim të dhjetorit, Bana dhe nëna e saj Fatemah, që shpesh kanë postuar në Twitter, nuk u shfaqën më në internet, duke bërë që njerëzit të pyesin për sigurinë e tyre. Më pas ajo riktheu aktivitetin e saj disa ditë më vonë, por që lajmet s’qenë të mira.
Ajo shkruante se vendi po sulmohej, minutë pas minute.
Por që ditë më vonë ajo bashkë me familjen e saj kishte emigruar për në Turqi, ku dhe u takua me presidentin Taip Erdogan.
Tash postimet e saj nuk flasin për luftën, por për paqen. “S’ka më bombardime, 20 ditë të jetës sime në paqe. Mendoja se bota ishte si Aleppo dhe bombardimi ishte bërë normal”.
“Paqe, paqe, paqe, gjithandej paqe, paqe, paqe, çdo kund paqe”, ka shkruar në postimin e saj të radhës.