1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Egjipt: Gjykata nuk do ta mbikëqyrë referendumin e 15 dhjetorit

Më të lexuarat

Një organ që përfaqëson gjykatësit egjiptianë ka njoftuar se nuk do ta mbikëqyrë referendumin e 15 dhjetorit mbi projekt-kushtetutën.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të Klubit të Gjyqtarëve, që u mbajt në Kajro të dielën.

Masa erdhi kinse pas ngërçit të krijuar mes presidentit Muhamed Morsi dhe gjyqësorit, të shkaktuar nga dekreti i 22 nëntorit, i cili zgjeron pushtetin e presidentit.

Më herët, të dielën, gjykata e lartë e Egjiptit ka shtyrë një seancë në të cilën duhet të shqyrtonte ligjshmërinë e një paneli, që e ka hartuar kushtetutën e re.

Gjykata e Lartë Kushtetuese tha se demonstratat publike nga mbështetësit e Morsit, bënë të pamundur punën për gjyqtarët.

Miliona mbështetës të Morsit u mblodhën në Kajro dhe qytete të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit