2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bashkësi

Më të lexuarat

Bashkësi f.sh. –
vet. nj. Të pasurit diçka të përbashkët me një tjetër, prania e një tipari të përbashkët me një tjetër; lidhja e dy a më shumë gjërave sipas diçkaje të përbashkët. Bashkësi ekonomike. Bashkësi (lidhje) gjuhësore. Bashkësia e territorit. Bashkësi idesh (qëllimesh, interesash, pikëpamjesh). Bashkësi mendimi (veprimi).
Grup njerëzish, që janë të lidhur e të bashkuar nga prejardhja, nga kushtet e jetesës, nga veçoritë kombëtare, nga interesa e qëllime të përbashkëta etj.; grup vendesh a popujsh, që lidhen nga kushte historike ose nga interesa të përbashkëta ekonomike, shoqërore e politike. Bashkësi e qëndrueshme. Bashkësi ekonomike. Bashkësi kombëtare. Bashkësi shtetesh.
hist. Formë e organizimit të shoqërisë në rendin e komunës primitive, kur njerëzit i zotëronin së bashku mjetet e prodhimit dhe vetëqeveriseshin; formë e tillë që u ruajt pjesërisht edhe më vonë në shoqërinë me klasa; komunë. Bashkësia primitive. Bashkësi fisnore. Bashkësitë fshatare. Anëtarët e bashkësisë. Prona e bashkësisë. Shthurja e bashkësisë.
mat. Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët, karakteristike vetëm për to (si p.sh. tërësia e numrave natyrorë, tërësia e nxënësve të një klase, tërësia e drurëve të një pylli etj.). Bashkësi e pafundme (e kufizuar, e mbyllur). Bashkësia e numrave.
gjeol. Tërësia e zonave dhe e shtresave gjeologjike, që kanë të përbashkët përbërjen, ndërtimin etj. Bashkësi gjeologjike.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit