Turqia ka hapur konkurs për studime pas universitare dhe doktoraturë për shtetasit e të gjitha vendeve të botës, ndërsa ata që do të zgjidhen do të fitojnë një shumë mujore parash, vendosje falas në konviktet e studentëve, sigurim shëndetësor, kurs falas njëvjeçarë të gjuhës turke dhe një biletë kthyese të avionit. Aplikimet për bursa universitare (bachelor) do të hapen në një datë të mëvonshme brenda këtij viti.
Ata të cilët duan të shkojnë në universitetet turke, në të cilat mësimi zhvillohet në turqisht, anglisht, frëngjisht apo arabisht, doemos duhet të posedojnë diploma të vlefshme të njohura ndërkombëtarisht në njohjen e gjuhës së korrespondencës.
Paraqitja falas për bursë turke bëhet vetëm në mënyrë elektronike dhe u dërgohen drejtpërdrejt shërbimeve kompetente në Turqi përmes platformës online në të cilën mund të aksesohet në linkun tbbs.turkiyeburslari.gov.tr. Në faqe gjenden edhe detajet e udhëzimit të bursave dhe procedurës së aplikimit.
Qeveria e Republikës së Turqisë mjetet për bursa për student të huaj i siguron me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të arsimit në shtetet mike.
Qëllimi i Turqisë është që përmes arsimit të vendos ura të miqësisë mes individëve dhe shtetit, si dhe të përgjigjet në nevojën bashkëkohore për resurse të kualifikuara njerëzore.
Për më tepër informacion mund të vizitoni faqen www.turkiyeburslari.gov.tr.