4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Islami dhe Komunizmi në Shqipëri, lexoni këtë rrëfenjë të Xha Balimit

Më të lexuarat

Në Shqipëri biseduam me Xha Balin

Xha Bali na tregoi se çfarë kishin hequr shqiptarët muslimanë në të kaluarën e tyre.

Kohë më parë kur ishim tek hoxhë Mehmet Çelen na tregoi so do të vinte një i ftuar nga Shqipëria dhe se atë mund ta pyesnim për fatet e muslimanëve shqiptarë.  Me mysafirin u takuam në Fatih dhe folëm në përgjithësi për Shqipërinë.

Kur flasim për Ballkan direkt na shkon mendja tek muslimanët boshnjakë, por nuk duhet anashkaluar edhe e kaluara e islamit në Shqipëri. Nga Xha Bali dhe djali i tij mësuam rreth politikave të ashpra dhe mizorisve që Enver Hoxha kishte ushtruar tek muslimanët, duke i internuar dhe burgosur, pas ndalimit që i bëri fesë në Shqipëri.

A mund ta prezantoni veten xhaxha?

Unë quhem Ballem Alliu dhe kam lindur më 22 mars të vitit 1957. Vijmë nga një familje e madhe. Babai im në kohë të mbretit Zog ka qenë tregëtar. Merrte mall nga Irani, vendet arabe apo Stambolli dhe e shiste.

Në origjinë jemi bektashinjë. Kohë më parë bektashinjtë ishin të mirë nga aspekti sherjatik. Ishin në rregull me namazin, agjëronin ramazanin. Ndërsa tani ata kanë devijuar, madje kanë dhe një komunitet më vete të ndarë nga Komunitetit Musliman sunit. Fuqi të jashtme i kanë ndarë tarikatet veçmas duke ju njohur Komunitetin e tyre në mënyrë që muslimanët të kthehen në pakicë dhe të krijojnë përçarje në mesin e muslimanëve.

Domethënë për të ndarë muslimanët?

Po pra, pikërisht. Por sot, pas demokracisë, u prish dynjaja: tashmë këto tarikatet as nuk falin namaz as nuk agjërojnë, madje pijnë dhe alkool. Pastaj thonë se për hatër të zuhdit (gradë e lartë e devotshmërisë) nuk martohen. Veten e quajnë si të dashurit e Ehli-Bejtit dhe thonë “Ne jemi muslimanë”. Bëjnë dhikër në emër të Muhamedit sal-Allahu alejhi ues-selem, por më shumë në emër të Aliut radijAllahu anhu. Në vitin 1992, parlamenti shqiptar dha urdhër për lirinë e praktikimit të fesë. Më përpara nuk kishte liri fetare, në vitin 1967 u ndalua praktikimi i fesë.

A e mban mend atë kohë?

“Feja është opium për popullin”, thuhej në ligjin e frymëzuar nga fjalët e Karl Marksit. Pas Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha u bë president. Në fakt, atëherë nuk ka pasur “president”, por kryetar partie dhe kryetar shteti. I pari ka qenë ai për çdo gjë; edhe kryetar partie edhe kryetar populli.

Po para Luftës së Dytë Botërore?

Ka qenë Mreti Ahmet Zogu (i cili ka pas mbaruar akademinë ushtarake në Stamboll dhe studimet e larta në Austri). Para tij kanë pas ardhë pushtues të ndryshëm të jashtëm madje ka qenë e përfshirë në luftën ballkanike, pra nuk ka pasur një qeveri të vërtetë. Pavarsinë e morëm në vitin 1912. Ndërsa parlamenti u formua në vitin  1926 nga mbreti Zogu.

Si e solli komunizmin Enver Hoxha?

Para komunizmit ka pasur çeta. Kur erdhën gjermanët dhe italianët në Shqipëri ka pas dy grupe ushtarake: të majtët dhe të djathtët. Majtistët njiheshin si “partizanët” dhe komandanti i tyre qe Enver Hoxha. Komunistët e tjerë erdhën më vonë. Kur luftonin kundër gjermanëve në të njëjtën kohë vrisnin dhe djathtistët dhe muslimanët.

Kur erdhën gjermanët në Shqipëri?

Gjermanët erdhën në vitin 1943 me urdhër të Musolinit për të pushtuar Shqipërinë. Atëherë popullsia e Shqipërisë ishte gati 900 mijë. Para tyre erdhën dhe italianët dhe thuhet se i gjithë bregu i Adriatikut ka qenë plotë me anijet italiane. Por pavarësisht numrit të vogël të ushtarëve shqiptarë u rrëzuan të gjitha. Gjermanët erdhën më vonë me aeroplanë. Ndërkohë Mbreti Ahmet Zogu ia mbathi bashkë me familjen e tij. Në fillim shkoi në Greqi, më pas në Egjipt. Në Egjipt ishte mbreti Faruk i cili mbartte gjak shqiptari dhe paska thënë që “ne do t’i bëjmë gati të gjithë egjiptianët, arabët dhe shqiptarët e vjetër dhe do t’i dërgojmë në Shqipëri për të shporrur gjermanët dhe italianët. Mirëpo, më vonë ndodhën trazira në egjipt dhe u detyrua të shpërngulej në Francë.

Gjatë perjudhës së komunizmit nuk kishte tregëti të lirë por kooperativa. Kështuqë gjyshërve të mijë u morën gati 20 dyqane, ia plaçkitën të gjithë mallin dhe i futën në burg.  Nga ana e babait kemi pasur një të afërm që në kohë të Zogut ka pasë studiuar në universitet dhe iku në Belgjikë. Xhandarët i shkojnë në shtëpi dhe ia vrasin gruan e vajzën dhe kërcënojnë të vrasin të gjithë familjen dhe fisin duke menduar që një ditë mund të kthehej.

Xhaxha, çfarë kujtoni nga periudha e komunizmit?

Kur kam lindur unë në vitin 1957, gratë kanë qenë me çërçafë (pra me mbulesë të madhe që mbulonte gjithë trupin), ndërsa meshkujt me shallvare dhe takije në kokë. Por më pas, dalëngadalë filluan të ndaloheshin, xhamite të digjeshin dhe unë kam qenë dëshmitarë i të gjitha këtyre ndodhive. Brezi i ri nuk e dinin se çfarë ishin xhamitë. Vetëm në fshatin tim kishte katër xhami dhe të katra u dogjën.

Sa xhamia janë djegur gjithsej nga viti 1945 deri më 1992?

Brenda  2- 3 ditëve u dogjën të gjitha xhamitë. Mbetën vetëm tre: Begar në Berat, Ethem Beu në Tiranë dhe Xhamia e Shkodrës. Në këto xhami as që nuk falej namaz, madje ruheshin nga ushtarë nga të katër anët. Në total janë djegur gati 1800 xhami. Madje edhe kishat u dogjën. Në Tiranë mbetën vetëm dy kisha; një katolike dhe një ortodokse dhe të gjitha këto i shpëtuan djegies sepse ruheshin si monumente kulture për shkak të vjetërsisë së tyre. Ama nuk guxonte kush të hynte brenda.

Po kopjet e Kur’anit a u dëmtuan?

I morën të gjitha dhe i dogjën. Disa i fshehën para se të vinin t’i merrnin. Nëse të shihin me Kur’an në dorë të dënonin me tetë vjet burgim.

A mund të shëtitej me mjekërr, çalmë dhe xhybe?

Komshiu im mbante shallvare dhe kur doli ligji në vitin 1950 tha se nuk do t’i hiqte kurrë shallvaret osmane. Për të ishte më mirë të vdiste se të hiqte shallvaret, madje për dymbëdhjet vjet me radhë nuk doli kurrë nga shtëpia vetëm e vetëm që mos t’i hiqte derisa dhe ndërroi jetë.

Çfarë bënin muslimanët ndërkohë që ushtrohej gjithë kjo padrejtësi ndaj tyre?

Enver Hoxha dhe ushtarët e tij ishin shumë të fortë dhe s’kishin çfarë të bënin. Populli frikësohej. Për më tepër që kishin dhe mbështetje nga jashtë, si nga Rusia. I vrisnin njerëzit pa “teklif” ose i internonin apo i çonin në kampe përqendrimi dhe nuk njoftonin askënd, ndërkohë familjarët e tyre i dinin për të humbur.

Xha Bali, a ka ndonjë ngjarje prej asaj kohe që ju ka mbetur në kujtesë?

Ka pasur shumë padrejtësi duke filluar nga viti 1945 deri në 1991. Atëherë nuk ka pasur televizor dhe të gjitha bëheshin fshehtaz. Më vonë, pas demokracisë dolën të gjitha në shesh.

Një miku im u dërgua në burg me pretekstin se kishte bërë sherr me dikë dhe e kishte vrarë, por në fakt ai nuk zihej me askënd por e kanë kapur sepse ishte muslimanë dhe do jetë marrë vesh apo dikush e ka spiunuar. Kur hyri në burg ishte moshatar me mua, pra gati nja 26 vjeç. Më ka treguar tmerre të mëdha nga torturat e burgut. Një herë e patën zhveshur krejtësisht, lidhur pas një dërrase dhe ja kishin thyer brinjët një nga një dhe hequr kockat.  Mund të kishte vdekur por e ka shpëtuar Zoti. Ai që ja kishte bërë ishte një komunist ortodoks dhe babain e kishte në gjykatë. Në disa raste merreshin njerëz dhe tërhiqeshin zvarrë më ndonjë automjet në mënyrë që të tjerët ta shikonin dhe të merrnin shembull për atë që e priste çdo kënd nëse kundërshtonte apo dilte jashtë ligjit komunist. Ia bënin vetë njerëzve të tyre.

Pra Shqipëria i kishte shpallur luftë edhe fesë edhe vetë popullit të tyre?

Pikërisht! A kishte zgjidhje tjetër populli. Qeveria thosthe “Ose me ne ose kundra nesh.” Ose do e pranoje ose do vdisje. Populli nuk e pranonte këtë, e si mund ta pranonte. Popull musliman…..

Hafız İbrahim Dalliut ia kanë pas shkulur thonjtë e këmbës një nga një.  Myftiu i Durrësit që gozhduar në mur dhe e kanë lënë ashtu derisa vdiq. Ndërsa një tjetër myfti e kanë varë tek minareja e xhamisë të gjallë derisa dha shpirt. Tortura pa fund.

Pra një luftë kundër islamit?

Pikërisht pra! Enver Hoxha ka pas studjuar në Francë dhe atje ka pas bërë marrëvëshje me masonët. Pra ka pas përkrahjen e tyre për t’i dhënë fund islamit në Shqipëri. Në fund të komunizmit varfëria ka qenë e madhe nuk ka pas bukë e ushqim. Unë zgjohesha çdo natë në orën 2 për tek radha qumështit. Ne ishim në fshat dhe s’kishim bukë gruri, hanim vetëm bukë misri. Një familje e shtynte javën me një pako margarinë dhe kur mbaronte…mbaronte. Buka e gruri filloi të shitej vetëm pas vitit 1993.

Po sot sa musliman ka në Shqipëri?

Afërsisht 75%, të tjerët janë të krishterë, ortodoks dhe katolikë.

Ndërsa vriteshin njerëzit a vazhdonte sistemi arsimor rregullisht?

Vazhdonte, por jo siç duhej. Në fshat shumica ishin injorantë dhe nuk i shkollonin fëmijët e tyre. Më përpara ka pas mektebe ku mësohej Kur’ani, falja namazit, etj. Ndërsa shkollat dhe universiteti ishin në qytetet e mëdha. Shqipëria është e përbërë gati 80% me male dhe atëherë kishte shumë pak rrugë dhe kjo ishte shumë problem.

A ka pasur muslimanë në poste drejtuese para komunizmit?

Hafız Ali Korça, Hafız İbrahim Dalliu… Ka pas shumë në fakt. Emrat e tyre i kanë nxjerrë së fundmi nga arshivat. Shumica e dijetarëve janë vrarë kur unë isha 7 vjeç.

Pasi Xha Bali na i shpjegoi të gjitha këto, filloi të analizonte situatën dhe sipas tij kur njerëzit fillojnë të devijojnë dhe të braktisin fenë, Zoti u çon atyre dënim nga vetë populli i tyre apo “spastrues” për të mos lejuar që të prishen bazat e fesë.

Pas kësaj filluan të na  tregonin se në ditët e sotme po hasin vështirësi të ndryshme si muslimanë, lidhur me përpjekjet për të prishur imazhin e islamit. Të njëjtën gjë e dëgjuam dhe nga njerëzit që takuam në Bosnje. Pra “një ndjesi dhe problem i përbashkët”.

Kur e pyeta se me çfarë merren të rinjtë në Shqipëri, më tregoi se gjendja është më mirë tani që praktikimi i fesë është i lirë, mirëpo nuk mora një përgjigje më të detajuar se kaq. Ndërkohë kur e pyeta për aktivizmin vendas m’u përgjigj se ka disa shoqata që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri që janë pjesë të disa grupacioneve turke. Më fjalët e mira dhe komplimentet ndaj Turqisë e mbyllëm këtë bisedë të këndshme me Xha Balin.

Bisedoi: Esad Eseoğlu

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit