1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

SHBA – Trump mbështet p/rezolutën për “vizë pune”, grusht i rëndë për FETO-n

Më të lexuarat

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trupm, që më 20 janar do të marrë zyrtarisht funksionin nga Barack Obama, pritet të kufizojë vizën amerikane të punës H-1B, madje dhe ta shfuqizojë atë nëse paraqitet nevoja…

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trupm, që më 20 janar do të marrë zyrtarisht funksionin nga Barack Obama, pritet të kufizojë vizën amerikane të punës H-1B, madje dhe ta shfuqizojë atë nëse paraqitet nevoja.

Organizata terroriste guleniste (FETO) përfiton pikërisht nga kjo lloj vize për të punësuar mësuesit nga Turqia në shkollat e saj në SHBA.

Sipas një artikulli të gazetës “The Washington Post”, Trump ka shprehur mbështetjen e tij në lidhje me projektrezolutën për “vizë pune”, paraqitur në Kongres nga Kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes, Darrel Issa, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Donald Trump e cilësoi vizën H-1B si “krah pune i lirë” dhe “një abuzim i madh”.

P/rezoluta në fjalë synon të kufizojë dhe, nëse nevojitet, të pengojë mundësinë potenciale të punësimit në SHBA për qytetarët e huaj, por edhe të sigurojë që të huajt kandidatë për punësim në vend të jenë më të kualifikuar.

Në rast se kjo p/rezolutë miratohet dhe merr fuqi ligjore, atëherë FETO-ja do të pësojë një goditje të rëndë, pasi aplikimet për rinovim vize të anëtarëve të organizatës terroriste në fjalë do të refuzohen.

Bëhet e ditur se FETO-ja çon në Amerikë më shumë persona sesa kompanitë gjigante, si Google, për t’i punësuar ata në shkollat (Charter) dhe firmat e varura prej saj në këtë vend. Për më tepër, shumica e këtyre personave nuk kanë arsim të mjaftueshëm, madje dhe anglishten e flasin me vështirësi.

Një ish-mësues i shkollave të FETO-s në SHBA kishte hapur gjyq me akuzën se në vitin 2013, një prej shkollave, në të cilat ai jepte mësim, kishte punësuar arsimtarë turq pa përvojë dhe me njohuri të kufizuara të gjuhës angleze duke i paguar ata më shumë sesa mësuesit amerikanë me eksperiencë.

Falë kësaj çështjeje gjyqësore, parregullsitë dhe shkeljet ligjore të organizatës në lidhje me vizën H-1B ishin ngritur për herë të parë në rendin e ditës duke shkaktuar reagime të fuqishme në opinionin publik amerikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit