Arrestimi i Ramush Haradinaj ka nxitur reperin kosovar Gold AG i cili për momentin gjendet në Medina (Arabi Saudite) për “Umrah” që të thurë vargje për të.
Në llogarinë e tij në Facebook, reperi ka shkruar një poezi mjaft emocionuese, shkruan lajmi.net
Më poshtë keni fjalët e Goldit:
RAMUSH HARADINAJ
Saher që ma vune drynin
Asniher s’ma treme synin
Idealin tem sma vrani
Pse dojn qent s’trembet luani.
N’kulla t’lashta t’Dukagjinit
Me ninulla m’ka rrrit nana
Pushkën n’dor qysh prej fillimit
Nuk vdes kurr edhe kur vrana.
Shum’ vllazni ja fala venit
Kurr Kosovën vet se lash
Nuk ndryshova hatri shkive
Nuk ndryshoj more as tash.
Franc e mjer oj kurv e vjeter
Mitrovicen ti ma ndave
Çka me prit prej teje tjeter
Kur andrren teme ti ma vrave.
E nese sot ti mpaske kap
Mos mendo qe na po shujna
Me ke pram u bone tap
Pse ktu me more hatri kujna ?
Mos e luj lojen qe sduhet
Kryje shpejt ket procedur
Se me gjak gjaku paguhet
E per gjak sta falim kurr.
Kto fjal nuk jesin veq shkronja
Po me shkronja po ti shkruj
Se kur tmer hovin shqiponja
Ateher koken mos e kruj !!!!
09.01.2017
Arian Agushi