-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Enver Hoxha, fjalimi i 12 korrikut 1947 para Kuvendit Popullor, pro Titos dhe Jugosllavisë

Më të lexuarat

Enver Hoxha, fjalimi i 12 korrikut 1947 para Kuvendit Popullor, pro Titos dhe Jugosllavisë

Në fjalën e gjatë që mbajti përpara deputetëve, pasi deklaroi se Shqipëria refuzonte ndihmën amerikane me anë të planit Marshall, Enver Hoxha doli te dashuria e tij e vjetër, Jugosllavia dhe mareshali Tito. Lexoni çfarë ka deklaruar Hoxha:

“Disa ditë më parë, populli jonë festoi me gëzim të madh aniversarin e aleancës sonë së pathyeshme që na lidh me Jugosllavinë e mareshallit Tito (duartrokitje të vazhdueshme). Vërtet neve festuam para disa ditësh aniversarin e kësaj aleance, por aleanca dhe vëllazërimi me popujt e Jugosllavisë së re lindi dhe u konkretizuar kur plasi pushka e parë në qytete dhe malet tona. Aleanca me Jugosllavinë u mbrojt me gjakun e të dy popujve tanë. Ajo përfaqëson të shkuarën tonë të lavdishme, luftën heroike të çlirimit, ajo përfaqëson të ardhmen tonë të përbashkët, jetën e re tonën që po ndërtojmë së bashku. Pse kuptimi i kësaj aleance është i thellë dhe thellërrënjosur në zemrat e popullit tonë, prandaj ne shohim se në dritën e këtij aniversari, gjithë populli i Shqipërisë brohorit me entuziazmë dhe çdo ditë ai vë të gjitha forcat e tij që kjo aleancë të forcohet shumë e më shumë (duartrokitje).
Frytet e kësaj aleance populli shqiptar i sheh çdo ditë në zhvillimin dhe ndërtimin e jetës së tij të re. I sheh në ngritjen e ekonomisë sonë të re, i sheh në lëmin kulturor dhe shoqëror, i sheh në mbrojtjen e të drejtave të kërcënuara nga imperialistët e huaj, i sheh në sigurimin e sovranitetit, independencës dhe integritetit tokësor të vendit tonë. Të gjitha këto përbëjnë jetën e popullit tonë, përfaqësojnë të ardhmen më të lumtur të vendit tonë për realizimin sa më të mirë dhe sa më të shpejtë të të cilave populli jonë ka vënë të gjitha forcat. Aleanca që kemi me Jugosllavinë është guri themeltar i vëllazërimit të popujve të Ballkanit, i paqes në Ballkan, e kontribut i paçmueshëm për paqen botërore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit