1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Dijetari sirian, Muhammed El-Yakubi përgënjeshtron argumentet e DAESH-it

Më të lexuarat

Dijetari sirian, Muhammed El-Yakubi tha se ekziston hadithi i Profetit Muhammed (a.s.) i cili thotë se “Ai që vret një jomysliman pa të drejtë, nuk do të ndjejë as aromën e parajsës”.

 

Dijetari sirian, Muhammed El-Yakubi tha se ekziston hadithi i Profetit Muhammed (a.s.) i cili thotë se “Ai që vret një jomysliman pa të drejtë, nuk do të ndjejë as aromën e parajsës”.

Muhammed El-Yakubi, i njohur në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punimet e tij kundër ekstremizmit, tërhoqi vëmendjen me veprat e tij të botuara në gjuhët arabe dhe angleze në të cilat ai përgënjeshtron argumentet e DAESH-it. Ai thotë se nuk janë të pranueshme pikat e marra si referencë nga organizatat terroriste si DAESH dhe se islami është një fe e drejtësisë, urtësisë dhe mëshirës.

Në veprën e tij me titull “Refuting ISIS: A Rebuttal Of Its Religious And Ideological Foundations” (Kundërshtimi i DAESH-it: Gjunjëzimi i bazave fetare dhe ideologjike të tij) El-Yakubi përgënjeshtroi të gjitha argumentet e DAESH-it.

Duke e bërë të ditur se pas shitjes së botimit të parë të librit, si rezultat punimeve të bëra për botimin e dytë volumi i veprës u dyfishua, El-Yakubi tha se ka pretendime që jomyslimanët janë armiq të fesë islame dhe se në veprën e tij ai ka vënë prova që është e ndaluar madje edhe përgojimi i një jomyslimani.

“Dëmtimi i një jomyslimane është një krim më i madh se sa dëmtimi i një myslimani. Ekzistojnë hadidhet e Profetit Muhammed a.s.) se ai që vret një jomysliman në mënyrë të padrejtë nuk do të shijojnë as aromën e parajsës. Profeti ynë ka qenë në profet i mëshirës. Feja islame është një fe e drejtësisë, urtësisë dhe mëshirës. Në qoftë se në brendësinë e ndonjë zbatimi ka dhunë ai me siguri nuk është i islamit. Prandaj ne themi që zbatimet e DAESH-it nuk kanë asnjë lidhje me botëkuptimin islam që zbatohet gjatë 13-14 shekujve të fundit”, deklaroi El-Yakubi.

Ai tërhoqi vëmendjen gjithashtu se organizata terroriste gyleniste FETO ka keqpërdorur fenë, ndërsa shtoi se një tentativë, e cila keqpërdorë tekstet dhe ndjeshmërinë fetare për të destabilizuar, shkaktuar dobësimin e sigurisë ose kaos në cilindo vend të qoftë është në kundërshtim me islamin. Islami në çdo vend merr si bazë rregullin, ndalon kryengritjen kundër udhëheqjes së drejtë me përjashtim në Siri dhe vrasjen e civilëve që dalin nëpër rrugë.

Muhammed El-Yakubi theksoi se Turqia viteve të fundit arrin suksese në çdo fushë, ndërsa shtoi se solidarizohet me qeverinë dhe popullin turk kundër iniciativave të cilat synojnë prishjen e rendit.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit