Projekteve gjigande të Turqisë i është shtuar edhe një tjetër.
Sot në kryeqytet me pjesëmarrjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe autoriteteve të tjera të larta të Turqisë, u bë inaugurimi i Metrosë Keçioren (Keçiören).
Kjo metro do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut të kryeqytetit ku jetojnë më shumë se 5 milionë banorë.
Metroja në fjalë është e katërta metro që hyn në shërbim në kryeqytet.
Gjatë fjalimit në inaugurim presidenti Erdoan bëri të ditur se shërbimi i metrosë do të jetë falas deri në datën 15 janar, më pas do të ketë një kosto të njëjtë me mjetet e tjera të transportit.