Na ishte një her një tregëtar i cili ishte i njohur për zemërngurtësin e tij, ç’do vitë shkonte në treg për të blerë rob i cili do t’i shërbente vetëm një vit, dhe më pas e zhdukte, pra nuk e lejonte që ai të gjej një punë tjetër ose një zotri tjetër tek i cili do të punonte vitin e ardhëshëm, por, e ofronte atë për ushqim qenve të uritur, të cilëve u’a kishte ndaluar ushqimin disa ditë me rradhë, padyshim që përfundimi ishte shum i dhimbshëm për robin e shkret. Tregëtari mendonte që zhdukja e robërve në këtë mënyrë i ndihmon atij që të ruaj sekretet që robi kishte parë në shtëpinë e zotriut, sepse vërtet robërit dhe shërbyesit mësojn shum sekrete të familjes në të cilën jetojnë.
Si ç’do vitë zotriu shkoi dhe bleu robin e tij të ri për këtë vit, i cili ishte i njohur për mençuri, kalun ditët e shërbimit, shum shpejt erdhi koha e dënimit…..
Tregëtari tuboi shokët e tij për të shijuar shfaqen e dënimit me qent e uritur të cilët do të shqiejn trupin e robit të shkret. Në bazë të traditës së tij u’a kishte ndaluar ushqimin qenve për disa ditë që ata të jenë edhe më të ashpër, mirpo u habit nga ajo që pa, në moment kur qentë hyrën te robi i shkret e filluan të sillen rreth tij duke ledhatuar trupin e tij dhe ai të tyre, dhe kështu vazhdoi loja e tyre me të për një koh dhe më pas u ulën pran tij për të fjetur, zotriu i habitur pyeti : cili është sekreti më thuaj ? Zotria im, të kam shërbyer ty për një vit dhe më hodh për të më coptuar këta qen, ndërsa këta i kam ushqyer vetëm dy muajt e fundit dhe pa nga ata, atë që pa!!
Mosmirënjohja është shum e rëndë për psikologjinë njerzore, dhe është e papranueshme, nga natyra e pastërt dhe kultura e lartë njerëzore është që ai që të bënë mirë t’i kthehet me të njetën, ose me më të mirën, e jo të mohojmë apo t’a kthejmë me të keqe.
Përktheu: Usam Alimi